2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Problemet familjare – Pyetje dhe përgjigje nga feja islame

Më të lexuarat

Pyetje: A janë “normale” problemet familjare?

Përgjigje: Bimilahi-Rrahmani-Rrahim

Së pari do të ndalem tek “problemi” dhe të dijmë se çafrë është problem, se jo çdo gjë që ndodh mes bashkëshortëve është problem; mund të ketë mospajtim momental, keqkuptim e kështu me radhë dhe këto nuk mund t’i quajmë problem. Problemet janë ato të cilat e rëndojnë situatën, e vështirësojnë jetën bashkëshortore dhe mund të nxitin konflikte apo dhunë dhe këto janë “problemi”. Problemi, është shumë më i madh se thjeshtë një mospajtim apo një çështje që ndoshta është rutina ditore. Bashkëshortët duhet të kuptojnë çka është problem dhe mospajtim që mund të largohet me një sqarim të thjeshtë.

Tek çështja se a është “normale” që mes bashkëshortëve të ndodhin probleme që i ceka, mund të ndodh që të ketë probleme, por nuk është normale që problemi të krijojë dhunë, aggression brenda familjes, nuk është normale të prodhon nënçmim, të prodhon përbuzje, pra kjo nuk është normale. Mirëpo që të kemi problem të caktuara në familje deri diku është normale për faktin se njerëzit mund  të kenë keqkuptime, dallime të natyrave të ndryshme e arsye të tjera, por që ne nuk duhet të nrormalizojmë problemet sepse pastja bërja normale e problemit sjellë problem të tjera.

Hoxhë Enis Rama

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit