6.8 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Asgjë për t’u çuditur në një koment të Ahmed Kalasë

Më të lexuarat

Të menduarit ateist si mendjemangësi ulëritëse

Një nga mediat shqiptare e cilëson të çuditshëm të koment të imamit të njohur të Tiranës, Ahmed Kalaja, mbi ikjen nga kjo botë të një gazetari kosovar që, me gjuhë kosovare, bënte hajgare të tepruara dhe gjërat e shenjta të njeriut, siç është besimi në Zot, feja e tij, e palejueshme etikisht, kudo e në çdo kohë. Pra jo kritikë por tallje, hajgare.

“Imami Ahmed Kalaja ka çuditur me komentin për ndarjen nga jeta të gazetarit nga Kosova, Arton Turkaj.

 Imami shkruan se gazetarit i ra infarkt sepse u tall me zotin”, shkruan një prej mediave.

E para, Zoti shkruhet me të madhe e jo të vogël, si emër i përvetçëm që është. Pra, gjuhësisht nëse jo etikisht. E dyta, Kalaja nuk jep definicion se të ndjerit i ra infarkt pikërisht pse u tall me Zotin, por definon faktin se po, Zoti ka pushtet dhe me zemrën e njeriut si mbi çdo gjë tjetër, jashtë apo brenda tij, e për këtë arsye fton për kujdes në atë çfarë thotë e vepron sa është në jetë, pasi një ditë do e lërë zemra, herët a vonë, për t’i dhënë llogari Zotit se ç’bëre ndërsa ajo punonte, pra njeriu jetonte. Kjo nuk është çudi, është logjikë! Mundet që një mendje e mangët të mos e rrok a kuptojë, por është faji i mendjes për këtë. /tesheshi.com/  

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit