17.3 C
Pristina
Tuesday, May 28, 2024

Cilat janë mëkatet që bëhen kur njeriu është vetëm?

Më të lexuarat

Pyetja:

A përfshihen zilia dhe të menduarit për fantazitë seksuale, në mëkatet e kryera kur dikush është vetëm?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut.

Së pari:

Fantazitë seksuale janë një lloj mendimi që mund të kalojë në mendjen e një personi. Çfarëdo që njeriu mendon për veten e tij, nëse ai nuk e lejon atë të zërë rrënjë ose të vazhdojë të mendojë për të, është e falshme, sipas marrëveshjes së dijetarëve.

Mendimet kalimtare janë të falshme, por individi duhet t’i largojë ato dhe të mos rrëmbehet duke u ndalur në to.

Nuk i lejohet muslimanit që me vetëdije t’i sjellë në mendje mendimet e tilla dhe të zhytet duke u përqendruar në to, dhe gjithashtu nuk i lejohet atij të lërë veten të zhytet në të menduarit për gjërat që i shkojnë në mendje, sepse kjo do ta çojë atë ndaj asaj që është haram.

Së dyti:

Zilia (hasedi) është një karakteristikë e dënueshme dhe muslimani duhet të përpiqet të ngrihet mbi të. Shejh Ibn Uthejmin (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Është thënë se zilia do të thotë të dëshirosh që t’i hiqet ajo me të cilën Allahu e ka bekuar dikë tjetër, dhe është thënë se kjo do të thotë të inatosh atë me të cilën Allahu ka bekuar dikë tjetër. Përkufizimi i parë është pikëpamja e njohur në mesin e dijetarëve, dhe e dyta është pikëpamja e Shejhul Islam Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë). Thjesht inati për atë me të cilën Allahu ka bekuar njerëzit e tjerë, konsiderohet si zili. Zilia është haram, sepse Profeti ﷺ e ka ndaluar atë. Është një nga karakteristikat e çifutëve që i kanë zili njerëzit për atë që Allahu u ka dhënë nga mirësitë e Tij dhe dëmi që shkakton është i madh.” [1]

Së treti:

Për sa i përket mëkateve që bëhen kur njeriu është vetëm, ekziston një hadith i cili është transmetuar nga Theubani (Allahu qoftë i kënaqur me të), nga Pejgamberi ﷺ, që ka thënë: “Do t’i njoh disa njerëz nga ummeti im që do të vijnë në Ditën e Gjykimit me vepra të mira sa kodrat, në dukje të bardha, të cilat Allahu do t’ua shëndërojë në pluhur” Tha Theubani: “O i dërguari i Allahut, na përshkruaj neve, që mos të jemi prej tyre duke mos e ditur.” Tha: “Ata janë vëllezërit tuaj në fe, nga lëkura juaj dhe falen natën siç faleni ju, mirëpo janë njerëz që kur vetmohen me haramet e Allahut, i shkelin ato.” [2]

Ibn Xheuzi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Kujdes nga mëkatet, veçanërisht nga mëkatet e bëra kur dikush është vetëm, sepse kryerja e mëkateve me guxim kur e dini se Allahu është duke shikuar, do ta bëjë njeriun të bëhet i parëndësishëm në sytë e Tij. Kujdesuni për marrëdhënien tuaj me Të kur jeni vetëm, dhe Allahu do t’ju japë mirëqenie para njerëzve.” [3]

Ajo që duket se është se ky hadith nuk i referohet çdokujt që bën mëkat kur është vetëm, sepse askush nuk mund të jetë i lirë nga mëkatet e vogla. Profeti ﷺ ka thënë: “Çdo bir i Ademit është gabimtar, e gabimtarët më të mirë janë ata që pendohen.” [4]

Ajo që duket se është se ky hadith u referohet hipokritëve ose sfilitëve, të cilët bëjnë shfaqje para njerëzve të drejtë dhe të devotshëm, por kur janë larg shikimit të njerëzve, ata tregojnë ngjyrat e tyre të vërteta, kështu që nuk respektojnë kufijtë e shenjtë të Allahut të Lartësuar.

Ibn Haxher el-Hajtemi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Mëkati i treqind e pesëdhjetë e gjashtë është: të sillesh nga jashtë si njerëz të drejtë në publik dhe të shkelësh kufijtë e shenjtë, qoftë edhe duke bërë mëkate të vogla, në fshehtësi. Transmeton Ibn Maxheh, me një isnad të cilit transmetuesit janë të besueshëm, nga Theubani, nga Pejgamberi ﷺ që ka thënë: “Do t’i njoh disa njerëz nga ummeti im që do të vijnë në Ditën e Gjykimit me vepra të mira sa kodrat, në dukje të bardha, të cilat Allahu do t’ua shëndërojë në pluhur…”

Pastaj në fund të diskutimit ai tha:

Shënim: kjo shpjegon domethënien e dukshme të hadithit të parë, dhe kjo nuk është e largët, edhe pse nuk kam parë ndonjë dijetar tjetër ta citojë atë, sepse ai që ka zakon të paraqitet në dritë të mirë në publik dhe të bëjë të keqen. në fshehtësi do të jetë shkak për dëm të madh dhe do të bëjë që muslimanët të mashtrohen, sepse ai nuk ka frikë nga Allahu në zemrën e tij.” [5]

Bazuar në këtë, ai që nga pamja e jashtme shtiret se i do njerëzit, por në të vërtetë inatos dhe i ka zili, konsiderohet si një nga ata që bëjnë mëkat kur janë vetëm.

Në mënyrë të ngjashme, në lidhje me atë që tregon nga jashtë se është i drejtë kur nuk është i tillë, ose shtiret se është njeri me dinjitet dhe dëlirësi, por kur është vetëm, ai sjell në mendje mendimet e tij të korruptuara, ka frikë se mos i zbatohet paralajmërimi i ashpër i përmendur në këtë hadith, i cili është humbja e veprave të tij të mira.

Lusim Allahun që të na falë dhe të na dhurojë mirëqenie.

Dhe Allahu e di më së miri.

islamqa.info

—————

[1] Fataua Nur ‘al ad-Darb (24/2)

[2] Ibn Maxhe (4245). I klasifikuar si sahih nga Albani në Sahih Ibn Maxheh.

[3] Sejd el-Khatir (fq. 207)

[4] Tirmidhiu (2499); i klasifikuar si hasen nga Albani në Sahih et-Tirmidhi.

[5] Ez-Zeuaxhir ‘an Iktiraf el-Kaba’ir (356)

 

 

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit