13.6 C
Pristina
Sunday, October 13, 2024

A është i lejuar përgjasimi i burrave me gratë dhe i grave me burrat në veshje, bisedë dhe formë?

Më të lexuarat

Përgjasimi i burrave me gratë dhe gratë me burrat në veshje, bisedë dhe formë

Nga natyra e pastër që e ka caktuar All-llahu për robërit e vet është burrat ta mbrojnë burrërinë e tyre, natyrë që e ka krijuar All-llahu, gratë ta mbrojnë natyrën e vet ashtu siç i ka krijuar All-llahu. Kjo është nga gjërat që e bëjnë jetën normale dhe të lumtur. Përgjasimi i burrave me gratë dhe gratë me burra është gjë kontradiktore me natyrën dhe hapje e dyerve për sherrin dhe fesadin në shoqëri.

Ligji për këtë vepër në sheriat është haram. Kur përmendet në tekst të sheriatit mallkimi (laneti) për ndonjë vepër e ka për qëllim ndalesën dhe kjo vepër është nga mëkatet e mëdha. Transmetohet nga Ibën Abbasi, radijall-llahu anhu: “I Dërguari i All-llahut ka mallkuar burrat që bëjnë përgjasim me gratë dhe gratë që bëjnë përgjasim me burrat.”¹

Transmetohet nga Ibën Abbasi, radijall-llahu anhu: “I Dërguari All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i ka mallkuar burrat që shndërrohen në gra dhe ato gra që shndërrohen në burra. “²

Përgjasimi bëhet me lëvizje, ndejtje, ecje, bisedë, në ndryshim të trupit, në gjymtyrë etj.

Përgjasimi bëhet po ashtu edhe me anë të rrobave, prandaj burrave nuk u lejohet të veshin apo të mbajnë zin- xhirë dhe bylyzykë, vathë dhe gjëra që mbajnë gratë.

Po ashtu grave nuk u lejohet të veshin rroba që janë të veçanta për burrat si këmisha burrash, por ato e kanë obligim të jenë ndryshe prej burrave në çdo veshje.

Argument për obligimin që të dallohen dy gjinitë njëra me tjetrën në veshje është hadithi që transmetohet nga Ebu Hurejra, radijall-llahu anhu: “All-llahu i ka mallkuar burrat që veshin veshje të grave dhe gratë që veshin veshje të burrave. “³

Nga Shejh Salih El Munexhid

¹ Buhari, Fet-hul Bari 10/332.

² Buhari, Fet-hul Bari 10/333.

³ Ebu Davud 4/355. Sahihul-xhami 5071.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit