8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Mallkimi i fëmijëve ose gruas së dikujt

Më të lexuarat

Pyetja:

Cili është gjykimi i atij që mallkon gruan ose njërin nga fëmijët e tij? Mallkimi i gruas llogaritet si divorc apo jo?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut.

Mallkimi i gruas nuk lejohet dhe nuk është divorc; ajo ende mbetet e martuar me të dhe ai duhet të pendohet tek Allahu për këtë dhe të kërkojë faljen e atij që e ka mallkuar. Ngjashëm, atij nuk i lejohet të mallkojë fëmijët e tij apo dikë tjetër nga muslimanët, sepse Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Fyerja e muslimanit është mëkat, kurse luftimi i tij është kufër.” [1] Dhe ai ﷺ tha: “Mallkimi i besimtarit është si vrasja e tij” [2]

Këto dy hadithe sahih (transmetimet autentike) tregojnë se mallkimi i një muslimani ndaj vëllait të tij është një mëkat i madh, prandaj ne duhet të ruhemi prej tij dhe ta ndalojmë gjuhën tonë nga kryerja e këtij mëkati të tmerrshëm.

Gruaja nuk divorcohet nëse e mallkon burri i saj; ajo është ende e martuar me burrin e saj, siç u tha më lart.

islamqa.info

—————

[1] Buhariu (48)

[2] El-edebul mufred (762)

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit