Tregtia në esencë është e lejuar, andaj angazhimi me të është i lejuar në çdo kohë, pos kohëve të namazit, në momentin e thirrjes së ezanit besimtari obligohet ta lë tregtinë dhe ta falë namazin, në kohen e tij të caktuar, ku nuk ju lejohet ta vonoj namazin e të delë koha e tij pa e falur, përshkak angazhimit të tij me tregti.
E në raste kur tregtia, apo shitblerja është shkak për mos faljen e namazeve ditore në kohen e tyre të caktuar, atëherë ajo shitblerje është e ndaluar dhe nuk lejohet.
Ndërsa në kohën e namazit të Xhumasë, nëse shitblerja bëhet pas ezanit të dytë të ditës se xhuma, (pasi Imami është ngritë në Hytbe-Mimber) themi se nuk lejohet, argument për këtë kemi fjalën e Allahut xh,sh.ku thotë:
﴿يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِذَا نُودِيَ لِلصَّلَوٰةِ مِن يَوۡمِ ٱلۡجُمُعَةِ فَٱسۡعَوۡاْ إِلَىٰ ذِكۡرِ ٱللَّهِ وَذَرُواْ ٱلۡبَيۡعَۚ ذَٰلِكُمۡ خَيۡرٞ لَّكُمۡ إِن كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ﴾
“O besimtarë, kur të thirreni për (të falur) namazin (e xhumasë) në ditën e premte, nxitoni për ta përmendur Allahun dhe pezulloni tregtinë! Kjo, që ta dini, është më mirë për ju.”²
Në këtë ajet Allahu xh.sh na urdhëron me urdhër të prerë duke na thënë: nxitoni për ta përmendur Allahun dhe ndaleni tregtinë!
Ibn Kudameh (Allahu e mëshiroftë,) në librin e tij të njohur El Mugni ka thënë: Allahu i Madhëruar urdhëroi për përpjekje, dhe nxitim për tek vendet ku falet namazi i xhumasë, ndersa ndaloi shitblerjen pas ezanit të dytë i cili bëhet për të filluar hytbeja e xhumasë².
Gjithashtu për këtë qeshtje kemi edhe konsensus të dijetarëve se shitëblerja në kohën e namazit të xhumasë është e ndaluar.
Prandaj o besimtarë të nxitojmë e të kujdesemi që namazi i xhumasë të jetë angazhimi jonë më i rëndesishmi në këtë ditë të bekuar të Xhumasë
Allahu e di më së miri!
Përkthim
Mr. Fuad Ferati
¹ Surja el Xhumua, Ajeti 9.
² El- Mugni, 2/220