28.9 C
Pristina
Thursday, September 21, 2023

A konsiderohet pjesmarrje në mëkat, të qeshurit me mëkatin e dikujt dhe tallja me fenë?

Më të lexuarat

Është e papranueshme, nga pikëpamja islame, që muslimani (besimtari) të qeshet me mëkatin e dikujt dhe të tallet me rregullat fetare, për më tepër, është detyrë e muslimanit (besimtarit), i cili sheh ose dëgjon mëkatin dhe talljen me fenë, që atë qartë ta gjykojë dhe,  nëse këshilla e tij nuk pranohet, ta lëshojë atë vend (apo shoqëri), ku përqeshen rregullat fetare.

Thotë Allahu i Lartësuar: Ai, juve, madje, ua ka shpallur në Libër (Kuran): kur të dëgjoni se mohohen argumentet e Allahut dhe bëjnë tallje me to, atëherë mos rrini me ata, përderisa të rrokin tjetër temë (përndryshe nëse rrini me ta), – ju atëherë (në dënime) jeni si ata. Allahu do t’i tubojë në xhehenem të gjithë hipokritët dhe mohuesit.” (en-Nisa, 140)

Nëse e qeshura nxitet nga bindja e brendshme se fjalimi i tillë është i saktë dhe ai e miraton, atëherë një e qeshur e tillë konsiderohet bashkëpunim në mëkat, sipas fjalëve të Allahut të Lartësuar: “Ju atëherë (në dënime) jeni si ata”, ndërsa nëse nuk shoqërohet me bindje dhe miratim të zemrës, atëherë do trajtohet si mëkat i madh, sepse tregon mungesë të vetëdijes për madhështinë e Allahut dhe detyrimin e bindjes ndaj rregullave të Tij. Muslimani është i detyruar që t’i respektojë shenjtëritë e Allahut, dhe kështu ta konfirmojë besimin dhe devotshmërinë e tij, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Po, kështu është kjo. E, kush i respekton dispozitat e Allahut, ky (respektim) është shenjë e devotshmërisë së zemrave.” (el-Haxhxh, 32)

Nga ana tjetër, është e ndaluar të kërkohet kënaqësia e njerëzve në atë që shkakton zemërimin e Allahut, sepse kush vepron kështu do ta zemërojë Allahun e Plotfuqishëm, dhe Ai do t’i bëjë njerëzit ta urrejnë.

Transmetohet nga Aishja (r.a.), se Pejgamberi (savs), ka thënë: “Kush e kërkon kënaqësinë e Allahut në atë që i zemëron njerëzit, Allahu do të jetë i kënaqur me të, dhe do të bëjë që njerëzit ta duan atë, ndërsa kush e kërkon kënaqësinë e njerëzve në atë që e zemëron Allahun, Allahu do të zemërohet me të dhe do të bëjë që njerëzit ta urrejnë atë.” (Ibn Hibban, El-Ihsan fi takribi Sahihi Ibn Hibban, 1/510)

Dr. Muhamed ibn Salih el-Munexhid; Burimi: https://islamqa.info/ar/238313
Përkthim: Miftar Ajdini

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit