7.3 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

A i lejohet një të rrituri të flejë në të njëjtin shtrat me nënën e tij?

Më të lexuarat

Pyetja:

Unë jam nëntëmbëdhjetë vjeç dhe dua të di: a më lejohet të shtrihem në të njëjtin shtrat me nënën time gjatë natës? Pyetja ime është sepse kam mbushur moshën nëntëmbëdhjetë vjeç dhe kam kaluar moshën e pubertetit.

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut.

Përgjigja në këtë pyetje bazohet në hadithin e Abdullah ibn Amr ibn el-Aas (Allahu qoftë i kënaqur me të) i cili ka thënë: I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Mësojini fëmijët tuaj të falin namaz kur të jenë shtatë vjeç, dhe nëse nuk falen, goditini kur të jenë dhjetë vjeç dhe ndani në shtretërit e tyre.” [1]

Kjo ndarje e fëmijëve përfshin të gjithë fëmijët: meshkuj me meshkuj dhe me femra; dhe femra me femra dhe me meshkuj. Nëse ndarja mes tyre është e detyrueshme kur janë në këtë moshë, atëherë është edhe më thelbësore pas kësaj, sepse dëshira bëhet më e fortë. Ky hadith është një përgjigje ndaj atyre që thonë se nuk ka dëshirë në mesin e mahramëve dhe është ajo që i motivoi disa dijetarë të thonë se lejohet që një mashkull i rritur të flejë në të njëjtin shtrat me nënën ose babain e tij. Por këndvështrimi i saktë është diçka tjetër përveç kësaj. Ai që mendon se si janë gjërat në ditët e sotme nuk do të dyshojë se mënyra e duhur është parandalimi i kësaj, dhe se hadithi përfshin një djalë të rritur që fle në të njëjtin shtrat me nënën ose babain e tij dhe një vajzë të rritur që fle në të njëjtin shtrat si nënës ose babait të saj.

Ibn Abdin el-Hanefi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

Në el-Bazaarije thuhet: Kur djali i mbush moshën dhjetë vjeç, ai nuk duhet të flejë në të njëjtin shtrat me nënën ose motrën e tij ose me ndonjë grua tjetër përveç gruas së tij.

Ajo që nënkuptohet është se ata duhet të ndahen kur flenë nga frika se mos bien në veprime haram. Kur një djalë mbush moshën dhjetë vjeç, ai e kupton seksin, por nuk ka asnjë përkushtim fetar për ta mbajtur larg tij, dhe nëse fle në të njëjtin shtrat, ai mund të përfundojë duke qenë intim me motrën ose nënën e tij. Gjumi është kohë pushimi dhe nxitjeje e dëshirës, në të cilën petkat hiqen nga aureti nga të dyja palët, kështu që mund të çojë në gjëra haram dhe intimitet haram, veçanërisht në këto kohë kur ata dinë më shumë për imoralitetin sesa të rriturit! [2]

Neveviu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Nuk i lejohet një burrë të shtrihet me një burrë apo që një grua të shtrihet me një grua, edhe nëse njëra është në njërën anë të shtratit. Kur djemtë dhe vajzat mbushin moshën dhjetë vjeç, është thelbësore të ndahet djali nga nëna, babai, motra dhe vëllai i tij kur fle.” [3]

Në el-Fawakih el-Davaani nga el-Nafraavi el-Maaliki thuhet (2/312): Për sa i përket një mashkulli dhe një femre të shtrirë pranë njëri-tjetrit, nuk duhet të ketë dyshim se është haram që ata të shtrihen pranë njëri-tjetrit nën një mbulesë, edhe nëse mbulohet aureti apo edhe ka ndonjë pengesë, nëse ata kanë arritur moshën e pubertetit.

Nuk të lejohet të flesh në të njëjtin shtrat me nënën tënde; përkundrazi duhet të flini në një shtrat të veçantë.

Dhe Allahu e di më së miri.

islamqa.info

—————

[1] Ebu Davudi, 495; i klasifikuar si sahih nga Albani në Sahih Ebi Daud.

[2] Hashijat Ibn Abdin, 6/382. Ibn Abdini vdiq në vitin 1252 hixhri.

[3] Raudat al-Taalibin, 28/7

 

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit