3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Ka një vitë që burri më tradhton, por edhe nuk po mund të shkurorëzohem prej tij, sepse nuk është zgjidhje ndarja, jam shumë e mërzitur si t’ia dal me këtë gjendje?

Më të lexuarat

Pyetje: Ka një vitë që burri më tradhton, por edhe nuk po mund të shkurorëzohem prej tij, sepse nuk është zgjidhje ndarja, jam shumë e mërzitur si t’ia dal me këtë gjendje?

Përgjigje: Tradhtia bashkëshortore është ndër veprat më të këqija që njeriu mundet t’i bëj, andaj edhe nga lëndimet më të mëdhaja që t’ia shkaktosh tjetrit, është tradhtia bashkëshortore, qoftë burri gruas apo gruaja burrit. Ajo që po më pëlqen nga ti është se e ke mbyllur derën e shkurorëzimit, andaj shiko në ato anët pozitive që ti i ke pare tek ai, për ta larguar idenë e shkurorëzimit, me to shiko me ecë përpara; tjetra nëse te burri sheh pendim, pendim të sinqertë, duket më i kujdesshëm e më përkushtuar, besoj pendimit dhe keqardhjes së tij dhe ndihmoji në këtë aspekt, ngase nëse nuk i beson dhe kjo shkon duke u larguar atëherë në mënyrë indirekte ai vazhdon tutje me gabimin e tradhtisë.
Pas pendimit ai sigurisht ka nevojë për dikend që e përkrahë dhe e ndihmon, e nëse gruaja nuk ia ofron këtë mbështetje ai prap do të mendoj t’i kthehet rrugës së vjetër. Përkundër gjendjes tënde të brendshme tento me ia dhën mndësinë e mbështetjes teksa sheh te ai shenja të pendimit të sinqertë.

Hoxhë Enis Rama

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit