9.5 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Si ta adhurojë Allahun dhe t’i shërbejë familjes gjatë Ramazanit?

Më të lexuarat

Cili është programi i gruas muslimane gjatë Ramazanit në mënyrë që të ketë munësi ta adhurojë Zotin e saj dhe t’i shërbejë familjes së saj?

Ne themi se programi i gruas muslimane është sikurse programi i burrit, por gruaja muslimane e shton adhurimin sepse nëse gruaja përpiqet që t’i shërbejë burrit dhe familjes së saj dhe u përgatit ushqim i cili u mjafton atyre me këtë veprim ajo e adhuron Allahun -azze ue xhel- nëse synon me këtë shpërblim nga Allahu. Në këtë ka shpërblim për të dhe shtim të veprave të mira. Kur muslimanja përgatit ushqimin duhet ta angazhoj gjuhën e saj me përmendjen e Allahut.

Gjatë kohës kur përgatit ushqim thotë Allahu Ekber, thotë la ilahe ilAllah, gjatë kohës kur përgatit ushqim e përmend Allahun dhe për këtë do të ketë shpërblim të madh. Përgatitja e ushqimit nuk e largon nga adhurimi i Zotit të saj -subhaneh- gjatë ditëve të Ramazanit.

Myzhde për gruan muslimane e cila i jep përparësi burrit dhe familjes mbi veten e saj duke kërkuar shpërblimin e Allahut -azze ue xhel-, dhe megjithatë ajo nuk bëhet neglizhente në përmendjen e Allahut dhe në kryerjen e sa më shumë adhurimeve gjatë ditëve të Ramazanit, vërtetë, me këtë ajo ka arritur sukses të madh

E lus Allahun me emrat e Tij të bukur dhe me cilësitë e Tij të larta që të ndriçojë mendjet e të gjithë muslimanëve dhe të na bëjë prej robërve të Tij të drejtë të cilët shpejtojnë në vepra të mira dhe prej atyre që garojnë për në xhenet.

Allahu na bekoftë në çdo kohë, dhe Allahu e di më së miri. Selamet dhe salavatet qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.


Shejkh Sulejman er-Ruhejli
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatuslimane.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit