20 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

“Bereqeti” shtroi iftar në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë

Më të lexuarat

Prishtinë, më 16 mars 2024

Në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë, u shtrua iftar madhështor, tashmë tradicional për mbi 800 persona nga të gjitha kategoritë e shoqërisë.

Ky iftar i përbashkët, organizim i Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti” dhe organizatës “Swiss Barakah Charity” mblodhi në një vend qytetarë të shumtë, të cilët pavarësisht motit me shi e shijuan bashkërisht iftarin.

Drejtori i Bereqetit, Behxhet Ajvazi, foli rreth organizimit të iftari duke falenderuar të gjithë ata që kontribuan.

Kurse përfaqësuesi i “Swiss Barakah Charity”, z. Ardian Mehmeti, foli rreth bashkëpunimit me Shoqatën “Bereqeti” dhe tha se shtrimi i iftareve do të organizohet edhe në komuna të tjera të vendit.

Përfaqësuesja e Shoqatës së Grave për Aktivitete Sociale dhe Këshillime Psikologjike, znj. Sabrie Rexhepi, falënderoi Shoqatën “Bereqeti” për mbështetjen e vazhdueshme.

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” me bashkëpunëtorë gjatë gjithë muajit  Ramazan do të shpërndajë ndihma për nevojtarë, si dhe do të organizojë iftare në shumë komuna të vendit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit