14.3 C
Pristina
Saturday, July 27, 2024

Një motër pyet nëse lejohet bashkimi i namazeve në ditën e martesës?

Më të lexuarat

Selam alejkum hoxhë, kam një pyetje dhe shpresoj të më përgjigjeni!
Jam një motër myslimane që edhe pak muaj do të martohem dhe kam dëgjuar që lejohet të bashkohen namazet në ditën e martesës, sa është e saktë kjo, a është e lejuar apo jo?!

Gjithë hamdet dhe falënderimi i takon Allahut s.v.t. përshëndetjet dhe lutjet tona me salate dhe selame të pafundme janë për të dashurin tonë Pejgamberin s.a.v. s.

Fillimisht duhet të dihet se rregulla bazike e sheriatit është falja e namazeve në kohën e tyre të përcaktuar, ngase Allahu, fuqiplotë, në Kur’an, suretu Ennisa:133, thotë:
“Vërtetë, namazi është obligim për besimtarët në kohë të përcaktuar.”

Prandaj bashkimi i namazeve mes drekës dhe ikindisë, apo mes akshamit dhe jacisë, lejohet vetëm në raste përjashtuese të përcaktuara me argumentet përkatëse, të cilat janë të përmendura në hadithe e të sqaruara detajisht nga dijetarët. Prej tyre është udhëtimi, sëmundja, frika dhe shiu.

Më tutje dijetarët i hulumtuan këto situata dhe e gjetën pikën e përbashkët të tyre e cila është evitimi i vështirësisë dhe i komplikimit.
Prandaj, në raste të veçanta kur ekziston komplikimi rëndues, dijetarët bëjnë krahasim- analogji me këto raste të përmendura në tekstet fetare dhe e lejojnë bashkimin e namazëve.
Rrjedhimisht mund të themi se dita e dasmës nuk është një prej arsyeve decidive në lejimin e bashkimit të namazeve, mirëpo nëse ajo në vetvete përmban vështirësi dhe komplikim për vajzën e cila do të martohet, për arsye të ndryshme siç është zbukurimi dhe veshja e veshjeve të caktuara, të cilat i duhet t’i mbajë përgjatë tërë ditës dhe nëse falja e namazeve në kohën e përcaktuar ia rëndon situatën dhe e njëjta nuk gjen mundësi as zgjidhje e i mbetet vetëm bashkimi opsion,
aq më tepër kur e dimë se zakonisht këto janë procedura të kushtueshme dhe jo lehtë të realizueshme.
Prandaj në këto raste mund të themi se, nëse komplikimi ekziston dhe nuk ka mundësi të menaxhohet në asnjë mënyrë tjetër përveçse me bashkimin e namazeve, atëherë themi se i lejohet t’i bashkojë ato.

Prandaj, besimtarja në këto raste fillimisht duhet të mundohet që të falë namazet në kohën e tyre të rregullt, qoftë edhe me atë që quhet bashkim formal.
Duke e shtyrë namazin dhe abdestin deri në fundin e kohës paraprake në mënyrë që posa ta falë namazin e parë, hyn koha e namazit të dytë dhe e falë edhe namazin e dytë, drekë dhe ikindi, apo aksham dhe jaci. Kësisoj e bën bashkimin formal të namazeve duke i fal në kohën e tyre të rregullt.
Poqëse edhe kjo nuk është e mundur, për arsye të rrethanave përcjellëse, atëherë duke u bazuar në analogji me atë që e kanë përmendur dijetarët dhe kanë lejuar në raste kur komplikohet situata dhe vështirësohet deri në atë masë themi se i lejohet që ta bëjë bashkimin e namazeve.

Gjithsesi që si përjashtim që është nuk guxon të bëhet shprehi e të kthehet në rregull bazik, ku sa herë që të ketë tubime dhe ahengje të praktikohet me lehtësi bashkimi i namazeve.
Qështja e namazit dhe rëndësia e faljes në kohën e vet është e mirënjohur për të gjihë besmitarët, prandaj.

P.s. në këso raste temë është vetëm bashkimi i namazeve dhe jo shkurtimi, ngase gjithsesi namazet duhet të falen të plota dhe nuk shkurtohen si në udhëtim.
Vallahu A’lem.

Burimi: Pergjije.net

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit