22 C
Pristina
Saturday, May 25, 2024

Pse muslimanët janë goditur nga prapambetja përkundër fesë së tyre monoteiste, ndërkohë që Perëndimi është kaq i avancuar?

Më të lexuarat

Përgjigjja: Këtu është në pyetje qytetërimi!

Profetët kanë vuajtur shumë përballë kësaj pyetjeje dhe kjo ka bërë që shumë njerëz t’i braktisnin ata.

Çështja e qytetërimit është origjina e mosbesimit të kombeve përgjatë epokave.

Allahu i Madhëruar ka thënë: “Kur u lexohen vargjet Tona të qarta, jobesimtarët u thonë atyre që kanë besuar: “Cili grup ka pozitë më të mirë dhe rreth më të mirë?” [Surja Merjem: 73]

Kur u recituan ajetet që përfshijnë prova dhe evidencë të korrektësisë së fesë, jobesimtarët përdorën përparimin e popujve jobesimtarë si argument për t’i kundërshtuar këto vargje. “Cila nga dy palët është më e mirë për sa i përket vendbanimeve dhe cila është superiore në përfitimet shoqërore?”

Studiuesi Ibrahim es-Sekrani (Allahu e ruajttë!) thotë: “Kjo është historikisht e vërtetë dhe një normë. Është për t’u habitur se si vazhdon gjatë gjithë epokave. Shumica e atyre që janë informuar për Allahun që nga fillimi i profecisë e deri më sot. Predikimet islame gjithmonë janë ballafaquar me “forca materiale” që synojnë t’i tejkalojnë ato dhe t’i tërheqin njerëzit larg ndjekjes së shpalljes.

Shikoni përvojat e profetëve, do të zbuloni se pothuajse të gjithë përfaqësojnë një histori që flet për konfliktin midis thirrësit në “shpalljen hyjnore” dhe tundimit të “forcave materiale”. Do të zbuloni se të gjithë ata që punojnë për fenë kanë vështirësi të mëdha për shkak të pasionit të njerëzve me manifestimet materiale. Njerëzit e profetit të parë, Nuhut (paqja qoftë mbi të!), i thanë atij tërë çiltërsinë materiale: “… dhe, shohim, që ty të shkojnë pas vetëm më të pavlerët nga ne, pa menduar fare. Ne nuk shohim se ti ke diçka më të mirë se ne, madje ju quajmë gënjeshtarë.” [Surja Hud: 27]

Më pas, sapo u shfaq profeti i Allahut, Musai, një varg tiranie dhe arrogance nga pushteti civil u orkestrua kundër shpalljes. “Musai tha: “O Zoti ynë! Ti i ke dhënë Faraonit dhe parisë së tij stoli dhe pasuri në jetën e kësaj bote, por ata, o Zoti ynë, na largojnë nga rruga Jote! O Zoti ynë! Shkatërroje pasurinë e tyre dhe ngurtësoji zemrat e tyre, që të mos besojnë, derisa të shijojnë dënimin e dhembshëm!” [Surja Junus: 88]

Një situatë e tillë nuk ishte asgjë e re për profetin tonë Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), pasi ata që refuzuan profecinë dhe shpalljen e tij, po përpiqeshin të përdornin dobësinë e tij materiale si arsyetim për t’u larguar prej tij. “Sikur t’i kishte zbritur ky Kuran ndonjë njeriu të madh prej njërit nga këto dy qytete.” [Surja ez-Zuhruf: 31]

Këtu mbarojnë fjalët e Ibrahim es-Sekranit.

Gjatë gjithë epokave dhe historisë së profecisë, njerëzimi nuk është goditur nga një fatkeqësi më e madhe sesa magjepsja nga fuqia materiale e jobesimtarëve, edhe pse në radhë të parë nuk ka asnjë lidhje ndërmjet përparimit dhe së vërtetës.

Në fakt, përparimi material dhe prapambetja nuk kanë të bëjnë fare me atë se kush ka të drejtë dhe kush e ka gabim.

Që një person të jetë i virtytshëm dhe i drejtë, ai nuk duhet medoemos të jetë i qytetëruar.

Një person mund të jetë një musliman i devotshëm, megjithëse i varfër dhe i thjeshtë, dhe anasjelltas.

Shumë kombe kanë qenë të përparuara në qytetërim, por më të largët nga ligji, feja dhe shpallja e Allahut. “Vallë, a nuk udhëtojnë nëpër botë e të shohin se si kanë përfunduar popujt e mëparshëm? Ata kanë qenë më të fortë se këta dhe tokën e kanë shfrytëzuar dhe punuar më mirë se sa e punojnë këta, e të dërguarit e tyre u kanë sjellë prova të qarta. Nuk ishte Allahu që u bëri atyre padrejtësi, por ata i bënë vetvetes padrejtësi…” [Surja er-Rrum: 9]

Progresi material dhe pasuria financiare nuk janë kriter për të definuar se kush i përmbahet së vërtetës. “Kur të dërguarit e tyre iu sollën prova të qarta, ata u mburrën me diturinë që zotëronin vetë; por shumë shpejt i goditi ajo, me të cilën talleshin.” [Surja Gafir: 83]

Pra, përparimi material nuk lavdërohet në vetvete e as përçmohet. Përkundrazi, ajo është e lavdëruar aq sa duhet nga shpallja hyjnore dhe sipas masës në të cilën feja zbatohet, sa përfitohet prej saj në fe dhe si përdoret për t’u sjellë dobi dhe përmirësim të kushteve të njerëzve për hir të Allahut.

Ky është progresi i kërkuar.

Kriteri i vërtetë për përsosurinë midis qenieve njerëzore nuk është në përparimin e tyre material, por në shkallët e tyre të ndryshme të devotshmërisë dhe të veprave të drejta. Përparimi material vjen si mjet dhe jo si qëllim… Ai vjen si mjet për t’u shërbyer dhe për t’u sjellë dobi njerëzve për hir të Allahut.

Kështu, ky është i vetmi përparim material i kërkuar, sepse lavdërohet nga shpallja hyjnore. Kjo është trashëgimia e vërtetë në tokë: trashëgimia që bazohet në robërinë ndaj Allahut dhe lidhjen e pastër me besimin në të gjitha aspektet e jetës. “… nëse u japim pushtet në tokë, kryejnë faljet, japin zekatin, urdhërojnë kryerjen e veprave të mira dhe pengojnë atë që është e mbrapshtë. Tek Allahu është fundi i të gjitha çështjeve.” [Surja el-Haxh: 41]

Dhe dije se, nëse muslimani bën atë që i kërkohet, Allahu do t’ia lehtësojë arritjen e të gjitha të mirave, lumturisë, përparimit në këtë botë, si dhe shpëtimin e ngritjen e gradës në botën tjetër.

“Allahu u ka premtuar atyre prej jush, që besojnë dhe që bëjnë vepra të mira, se do t’i bëjë mëkëmbës në Tokë, ashtu si i ka bërë ata para tyre dhe që do t’ua forcojë fenë e tyre, me të cilën Ai është i kënaqur dhe që frikën do t’ua shndërrojë në siguri. Le të më adhurojnë Mua e të mos Më shoqërojnë asgjë (në adhurim).” [Surja en-Nur: 55]

Kur muslimanët zbatonin fenë e tyre, ata ishin udhëheqës në çështjet fetare dhe të çështjeve të kësaj bote.

Nga duart e tyre Islami si qytetërim zgjati 1200 vjet, qytetërim ky më i gjati dhe që vazhdoi pa ndërprerje gjatë gjithë kësaj periudhe.

Feja islame ishte themeluese e qytetërimit islam.

Kështu, Islami është e vetmja fe që themeloi një qytetërim, kurse fetë e tjera u përqafuan nga qytetërimet.

Për shembull, qytetërimi perëndimor përqafoi krishterimin dhe qytetërimi indian përqafoi hinduizmin.

Ndërkaq, feja e vetme që themeloi një qytetërim është Islami.

Kur muslimanët ishin të vetëdijshëm për atë që u kërkohet të bëjnë në lidhje me fenë e tyre, ata udhëhoqën botën materialisht dhe shpirtërisht.

Kur Islami hyri në Kostandinopojë në vitin 1453, Mesjeta e Errët e Evropës mori fund. Në fakt, data e fundit të epokës së errët është viti 1453, i njëjti vit kur Islami hyri në Evropë. Sapo Islami hyri në zemër të Evropës, në të shkëlqeu drita e diturisë.

Në Bibliotekën e Kongresit, në tavanin e sallës kryesore të bibliotekës janë gdhendur rrathët për të treguar burimet e përparimit të qytetërimit perëndimor dhe Islami është feja e vetme e përmendur në shtatë rrathët.

Islami është feja e vetme e përmendur, si e lidhur me shkencat natyrore.

ISLAMI: FIZIKA

Ndërkaq, pjesa tjetër e rrathëve përmend emrat e vendeve dhe atë që këto vende kanë kontribuar në përparimin letrar, artistik ose gjuhësor!

Megjithatë, Islami e prezantoi shkencën dhe për shtatëqind vjet gjuha ndërkombëtare e shkencës në botë ishte arabishtja.[1]

Nëse muslimanët e rregullojnë fenë e tyre, jeta e tyre e kësaj bote do të rregullohet (po ashtu).

[1] https://www.telegraph.co.uk/news/science/science-news/3323462/Science-Islams-forgotten-geniuses.html

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit