4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Prezantimi në tregje për t’i mësuar e këshilluar frekuentuesit e tyre

Më të lexuarat

Allahu i Madhëruar në Kuran thotë: “Ne edhe para teje dërguam pejgamberë të tjerë, por edhe ata ishin të dërguar që kanë ngrënë ushqim, dhe kanë ecur e shëtitur nëpër tregje.”(Furkan, 20)

Në këtë ajet Allahu na tregon se edhe të dërguarit para Muhamedit salallahu alejhi we selem, ishin njerëz të cilët hanin ushqim dhe ecnin nëpër tregje. Ata frekuentonin tregjet në forma të ndyshme, ndonjëherë duke qenë kërkues të fitimit që afron puna si shitës në treg, e ndonjëher ishin prezent si inspektorues, korigjues dhe mbikëqyrës të tregjev në atë kohë. E kështu ishte edhe Shuajbi (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) i cili i vizitonte tregjet dhe i këshillonte tregtarët për të pasur kujdes nga manipulimi në peshore dhe nga nënvlerësimi i mallrave të cilat i paraqesin të tjerët në treg. E për këtë Allahu thotë: “Edhe Medjenit (i dërguam) vëllain e tyre Shuajbin që ju tha: O populli im, adhurojen Allahun, ju nuk keni Zot tjetër pos Tij, dhe mos matni as mos peshoni mangu”.(Hud, 84)

E kështu vepronte edhe Muhamedi salallahu alejhi we selem, i cili dilte në tregje për t’i mësuar e këshilluar frekuentuesit e tyre, ndërsa mos përkrahësit e tij ishin ata të cilët nuk e besonin për të dërguar, dhe daljen e tij në tregje e quanin si të metë, pasiqë sipas tyre të dërguarit nuk janë ata të cilët ndjejnë nevojë për ushqim dhe pije e as për të dalur nëper tregje, e këtë na e rrefen Kurani duke thënë: “E ata thanë: Ç’është me këtë të dërguar, i cili ha ushqim dhe ec nëpër tregje? Përse të mos i jetë dërgur një engjëll së bashku me te, e të jetë qortues”. (Furkan, 7)

Ndërsa Allahu në Kuran na ka treguar për të dërguarit e Tij, gjithashtu edhe për të dërguarin e fundit Muhmaedin salallahu alejhi we selem, se ata ishin të dërguar që kanë ngrënë ushqim, kanë ecur e shëtitur nëpër tregje. Nga kjo kuptojm se të dërguarit ishin njerëz të cilët kishin ndenja e shije, preokupime e mundime, por Allahu i kishte zgjedhur për të qenë të derguar për njerzit me shkas që t’i nxjerrin ata nga errësira në dritë.

 

Përkthim, Mr. Fuad Ferati

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit