14.7 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

Flakët shkrumbojnë një xhami në Suedi

Më të lexuarat

Një fqinj nën akuzë për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarri që shpërtheu në xhaminë në qytetin Arby në Eskilstuna të Suedisë ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, transmeton Anadolia.

Në një intervistë për radion suedeze SR, shefi i komunikimit në xhaminë në Arby, Anas Deneche, tha se zjarri në objektin e adhurimit ishte zjarrvënie.

Ai ka treguar se prej një viti janë kërcënuar nga një familje që banon afër xhamisë.

“Ka raportime nga policia se kemi qenë të ekspozuar ndaj kërcënimeve dhe sulmeve fizike nga ajo familje për një vit. Jemi të sigurt se ky zjarr është vënë qëllimshëm”, tha Deneche.

Në një deklaratë nga policia e Arby, thuhet se xhamia pas rënies së zjarrit është bërë plotësisht e papërdorshme dhe se ka nisur hetimi për zjarrin. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit