20.1 C
Pristina
Saturday, June 15, 2024

Cilat janë urtësitë në vonimin e përgjigjes së duasë?

Më të lexuarat

Pyetje: Bëj dua, por pranimi i duave nga Allahu po vonohet?
Përgjigje: Vonimi i përgjigjes së duasë ka shumë urtësi. Allahu na ka premtuar se sa më tepër dhe më gjatë lutemi, në pritje të përgjigjes, ne më tepër fitojmë. Besimtari dhe besimtarja edhe kur presin për rrugëdaljen, për përgjigjen e duasë kanë mendim të mirë për Allahun. Vonimi i përgjigjes së duasë është shpërblim dhe përfitim si dhe Allahu është Ai që e di më mirë kohën e përgjigjes së duasë dhe Allahu e di më së miri se si më t’u përgjigj. Çka na mbetet ne është që të bëjmë dua ashtu siç ka thënë Omeri radiallahu anhu: “ Unë nuk e mbaj brengën  e përgjigjes, ngase kjo është e garantuar, unë e barti brengën tek duaja, se a po e bëj duan siç duhet, a jam i denjë që Allahu të më përgjigjet.”  Nga kjo mësojmë në rishikimin e duasë se mos nuk e kemi bër duanë siç duhet!  Ne duhet të kemi mendim të mirë për Allahun të vazhdojmë ta lusim ngase e dijmë që Allahu na përgjigjet.

Hoxhë Enis Rama

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit