0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Cili prej tyre bën mëkat më të madh, ai që e prish agjërimin fshehurazi në Ramazan apo ai që e prish agjërimin haptazi?

Më të lexuarat

Pyetja:

Cili prej tyre bën mëkat më të madh, hipokriti që pretendon se agjëron, por ha e pi fshehurazi gjatë ditës në Ramazan, apo ai që ha e pi hapur para njerëzve në mes të ditës dhe nuk i intereson se çfarë mendojnë njerëzit?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut.

Së pari:

Është haram të prishet agjërimi gjatë Ramazanit për dikë që nuk ka arsyetim si udhëtim apo sëmundje, dhe ai që e bën këtë është duke bërë një mëkat të madh të rëndë, për shkak të transmetimit nga Ebu Umame el-Bahili i cili tha: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Teksa gjendesha në gjumë, më erdhën dy burra që më morën nga anët (krahët), më sollën në një mal të thepisur dhe më thanë: “Ngjitu!” U thashë: “Nuk mundem.” Më thanë: “Do të ta bëjmë ne të mundshme.” U ngjita derisa u gjenda në mesin e malit, kur ja, dëgjova ca zëra të fortë dhe thashë: “Çfarë janë këto zëra?” Ata më thanë: “Britmat e banorëve të Zjarrit (Xhehenemit).” Pastaj njëri prej tyre më shpuri më tej, kur ja, aty u bëra dëshmitar i disa njerëzve të varur prej leqeve (indeve të forta sipër thembrave) të këmbëve, nofullat e të cilëve ishin të shqyera dhe rridhnin gjak. Unë i thashë: “Kush janë këta?” Më tha: “Janë ata që hanë para lirimit (shkarkimit) nga agjërimi i tyre (që e prishin agjërimin me dashje para kohës së iftarit)…” [1]

Nëse kjo vlen për atë që e ka prishur agjërimin gjatë ditës, atëherë ai që e ka filluar ditën pa agjëruar dhe që në fillim nuk ka pasur qëllim të agjërojë, ka bërë vepër më të rëndë.

Ai që e prish agjërimin fshehurazi dhe ai që nuk agjëron haptazi janë të barabartë në këtë aspekt, sepse të dy kanë bërë një vepër të rëndë dhe kanë bërë një nga mëkatet më të rënda.

El-Hafiz edh-Dhehebiu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Është vërtetuar në mesin e besimtarëve se ai që nuk agjëron Ramazanin, pa qenë i sëmurë apo pa pasur ndonjë arsye, është më i keq se kurorëshkelësi, mbledhësi i taksave të padrejta dhe ai që është i varur nga alkooli. Në fakt ata dyshojnë nëse ai është edhe musliman dhe mendojnë se ai është një person heretik dhe imoral.” [2]

Së dyti:

Ai që nuk agjëron haptazi, bën mëkat më të madh se ai që e prish agjërimin fshehurazi, sepse duke e prishur agjërimin haptazi, ai nuk tregon respekt ndaj agjërimit, i nxit të tjerët të prishin agjërimin dhe përhap të këqija në mes njerëzve.

Pra, ai që e prish agjërimin haptazi, po i shton mëkatet e tij mëkate të tjera. Prandaj ai që e fsheh veprimin e tij ka më shumë gjasa të falet sesa ai që e kryen atë haptazi, siç transmetohet nga Ebu Hurejra se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “I gjithë ummeti im mund të jetë i falur përveç atyre që i shfaqin mëkatet. Prej zbulimit të mëkateve është dhe atëherë kur njeriu punon natën ndonjë punë, pastaj gdhihet të nesërmen e Allahu ia ka mbuluar mëkatin, kurse ai thotë: “O filan! Mbrëmë bëra këtë dhe atë.” Kështu ai kalon natën duke ia mbuluar Allahu mëkatet, kurse ai gdhihet dhe zbulon çka Allahu kish mbuluar.” [3]

Minnevi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “I gjithë ummeti im mund të jetë i falur” dhe mund të kursehet nga dënimi i Allahut për mëkatin e tyre, kështu që nëse një person e fsheh atë në këtë botë, mund ti fshihet në ahiret dhe ai mund të falet për këtë”. [4]

Në el-Bahr el-Muhit eth-Thaxhaj (42/761) thuhet: Ne gjithashtu mësojmë prej tij se është e neveritshme të bësh mëkate haptazi dhe se Allahu i Lartësuar nuk do t’i falë ata që e bëjnë këtë sepse ata haptazi e sfidojnë Atë duke e bërë këtë dhe i mendojnë ato mëkate si të parëndësishme.

Dhe Allahu e di më së miri.

islamqa.info

—————-

[1] Ibn Huzejmi (1986) dhe Ibn Hibani (7491). Klasifikuar si sahih nga Albani në Sahih Mawarid ez-Zam‘an (1509)

[2] El-Kaba’ir (157)

[3] Buhariu (6069) dhe Muslimi (2744)

[4] Et-Tanvir Sherh el-Xhami’es-Saghir (8/160)

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit