2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Baykar në TEKNOFEST Istanbul prezantoi smart raketën Bayraktar KEMANKES

Më të lexuarat

Pesha totale e KEMANKES është 35 kilogramë, duke përfshirë kokën prej gjashtë kilogramësh. Lëvizja e asaj rakete është një motor reaktiv dhe distanca maksimale e saj do të jetë 250 kilometra.

Kompania turke Baykar prezantoi para publikut një produkt të ri të industrisë së mbrojtjes, konkretisht smart raketën BAYRAKTAR KEMANKES.

Dita e dytë e festivalit më i madh të aviacionit dhe teknologjisë në Türkiye – TEKNOFEST, po mbahet në aeroportin Ataturk në Istanbul. Festivali pesëditor përmban ngjarje të shumta si konkurse teknologjike, shfaqje ajrore, koncerte dhe seminare.

Në atë event u bë prezantimi i parë i kryqëzorit KEMANKES i zhvilluar nga kompania Baykar, e njohur për publikun botëror për zhvillimin dhe prodhimin e suksesshëm të mjeteve ajrore pa pilot.

Shefi i ekipit të inxhinierisë së platformës Baykara, Burak Ozbek, tha për Anadolu se BAYRAKTAR KEMANKES u zhvillua për të rritur aftësinë sulmuese kundër objektivave strategjikë me mjetin ajrore pa pilot Bayraktar TB2. Ai shtoi se, përveç Bayraktar TB2, KEMANKES mund të integrohet me të gjithë avionët e asaj kompanie.

“Me municionet e drejtuara me lazer që përdorim aktualisht, ju duhet t’i afroheni objektivit dhe të shihni objektivin. Kjo ju vendos në zonën e rrezikut. Duke qenë se ne ofrojmë komunikim ajër-ajër veçanërisht me avionin TB2, KEMANKES ka arritur aftësinë për të sulmuar elementët armik nga një distancë shumë më e madhe, edhe pa hyrë në zonën e rrezikut. Ai është i aftë të sulmojë një objektiv duke përpunuar pamjet duke përdorur sistemin e vet dhe inteligjencën artificiale. Ai gjithashtu mund të operojë në mjedise të luftës elektronike me sistemet e tij GNSS kundër bllokimit. Në këtë kuptim, mendoj se TB2 do të rrisë ndjeshëm aftësitë e tij”, tha Ozbek.

Duke theksuar kjo raketë është në fazën e testeve të avancuara, Ozbek tha se do të jetë në prodhim masiv deri në fund të këtij viti.

Pesha totale e KEMANKES është 35 kilogramë, duke përfshirë kokën prej gjashtë kilogramësh. Lëvizja e asaj rakete është një motor reaktiv dhe distanca maksimale e saj do të jetë 250 kilometra.

TRT Balkan / agjencitë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit