14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Rama publikon foto nga forumi ‘Delphi 2023’, aty së bashku me Kurtin

Më të lexuarat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është duke marrë pjesë në forumin ekonomik “DELPHI 2023, World Affairs”, që organizohet nën patronatin e presidentes së Greqisë, Katerina Sakellaropoulou.

Gjatë pjesëmarrjes në këtë forum, Rama ka zhvilluar takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri Rama ka shpërndarë disa fotografi së bashku me kryeministrin Kurti, si dhe pjesëmarrës tjerë në këtë forum.

Rama gjatë fjalimit të tij ka folur për raportet e Shqipërisë me shtetin e Greqisë si dhe zhvillimet tjera në rajon.

Kryeministri Rama ka folur edhe në lidhje me procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se “dialogu Kosovë-Serbi do thosha është çështja që mbetet ende çështje e madhe dhe zgjidhja e kësaj çështjeje do të thotë të mbyllësh një kapitull përgjithmonë, një kapitull të shumë kapitujsh gjaku dhe konfliktesh. Kjo është diçka shumë e rëndësishme dhe strategjike. Megjithatë, edhe sa i takon këtij elementi të veçantë, kësaj çështjeje të veçantë, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë nuk kanë qenë asnjëherë aq të mira sa janë aktualisht”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit