22.5 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

SHBA, 8.942 raportime për “sulme seksuale” në ushtri gjatë vitit 2022

Më të lexuarat

Sipas raportit të Pentagonit rreth “sulmeve seksuale” për vitin fiskal 2022, 8.942 raportime për sulme seksuale u bënë kundër ushtarëve amerikanë nga ushtarë, personeli civil, anëtarë të tjerë civilë dhe ushtarakë të huaj në ushtri

Në një raport të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes është zbuluar se në vitin fiskal 2022 janë bërë 8.942 raportime për “sulme seksuale” në ushtrinë e SHBA-së, transmeton Anadolu.

Sipas raportit të Pentagonit rreth “sulmeve seksuale” për vitin fiskal 2022, 8.942 raportime për sulme seksuale u bënë kundër ushtarëve amerikanë nga ushtarë, personeli civil, anëtarë të tjerë civilë dhe ushtarakë të huaj në ushtri.

Në raport thuhet se 5.941 nga kallëzimet e sipërpërmendura janë raportuar në komandën përkatëse dhe oficerët e zbatimit të ligjit, ndërkaq 3.001 kallëzime janë evidentuar si raste që ende nuk janë deklasifikuar, por që u është dhënë mbështetje mjekësore dhe psikologjike.

7.958 nga raportimet kanë ardhur nga ushtarët, 44 nga personeli i ministrisë civile, 14 nga personeli me kontratë, 698 nga civilët e tjerë dhe 41 nga ushtarët e huaj, ndërsa burimi i 187 raportimeve nuk është specifikuar.

Më tej, raporti thekson se 3.928 nga 8.942 raportimet e marra në vitin fiskal 2022 janë përfunduar. Nga këto raportime të përfunduara, 3.188 janë trajtuar nga komanda përkatëse.

Ndërsa komanda ka marrë prova të mjaftueshme për 2.117 prej tyre, 131 janë referuar në organet e drejtësisë dhe 40 prej tyre janë gjetur të pabazuara.

Kujtojmë se në vitin fiskal 2021 numri i përgjithshëm i raportimeve të sulmeve seksuale ishte 8.866.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit