1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Asgjë nuk është vërtetuar për vendin ku Ademi (paqja qoftë mbi të) zbriti në tokë

Më të lexuarat

Pyetja:

A është e vërtetë që Ademi (paqja qoftë mbi të) zbriti në Indi dhe se Hava zbriti në Xhedde?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut.

Ajo që vërtetohet përfundimisht në Kur’anin Famëlartë është se Ademi dhe Hava (paqja qoftë mbi ta) zbritën nga Xheneti në tokë pasi hëngrën nga pema.

Allahu thotë: “Po djalli i bëri që ata të dy të mashtrohen në atë (pemë ose xhennetin) dhe i nxori ata nga ajo (e mirë) që ishin në te, e Ne u thamë: “Zbritni (dilni), jeni armik i njëri-tjetrit, e ju deri në një kohë në tokë keni vendbanim dhe dëfrim.”” (Bekare: 36)

Sa i përket vendit ku ata zbritën në tokë, Kur’ani nuk thotë asgjë për të, dhe nuk ka hadith sahih, marfu’ në Sunetin e Pejgamberit ﷺ që shpjegon për të, edhe pse ka disa hadithe daif (të dobët), siç është hadithi që thotë: “Ademi zbriti në Indi dhe u ndje i vetmuar…”. [1] Ka edhe hadithe të tjera që flasin për këtë çështje, por isnadet e tyre janë shumë të dobëta.

Raportet e vetme sahih për këtë çështje janë fjalët e disa selefëve, shumica e të cilave janë marrë nga njohuritë e ithtarëve të librit, të cilat janë transmetuar gjatë kohës së tyre. Njoftimet e tilla nuk mund të mbështeten apo të besohen, dhe nuk lejohet të besohet në ato që përmendin për gjërat për të cilat feja jonë hesht. Përkundrazi, ato mund të tregohen vetëm për qëllimin e tregimit.

Pavarësisht kësaj, mendimet e studiuesve në lidhje me këtë çështje ndryshojnë.

Disa prej tyre thanë: Ademi zbriti në Indi dhe Hava zbriti në Xhede.

Disa prej tyre thanë se të dy zbritën në Indi.

Disa prej tyre thanë se Ademi zbriti në një vend midis Mekës dhe Taifit të quajtur Dahna.

Disa prej tyre thanë se Ademi zbriti në Safa dhe Hava zbriti në Merva.

Ibn Kethiri (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Saddi tha: “Allahu tha: “Zbritni (dilni)”. Kështu ata zbritën; Ademi zbriti në Indi dhe bashkë me të zbriti Guri i Zi dhe një grusht gjethe nga Xheneti, dhe ai i shpërndau në Indi dhe u rrit një pemë parfumi, e cila është origjina e asaj që vjen nga India e parfumit nga një grusht gjethe që Adami e zbriti poshtë. Ademi i mori ato vetëm për shkak të hidhërimit të tij për largimin e Xhenetit kur u dëbua prej tij.

Ka thënë Imran ibn Ujejne, (duke transmetuar) nga Ata ibn el-Sa’ib, nga Se’id ibn Xhubejr, nga Ibn Abbasi, i cili ka thënë: “Ademi zbriti nga Xheneti në Dahna, në tokën e Indisë.”

Ibn Ebi Haatimi ka thënë: Na ka thënë Ebu Zer’ah: Na ka thënë Uthman ibn Ebi Shejbe: Na ka thënë Xhereri: nga Ata’, nga Sa’idi, nga Ibën Abbasi i cili ka thënë: Ademi (alejhi selam) zbriti në një tokë e quajtur Dahna, në mes të Mekës dhe al-Ta’if.

Është transmetuar se Hasen el-Basriu ka thënë: “Ademi zbriti në Indi dhe Havua në Xhidde, dhe Iblisi në Dastumisan disa kilometra larg Basrah dhe gjarpri zbriti në Asbahan.” Këtë e transmeton Ibn Ebi Haatimi.

Ibn Ebi Haatim ka thënë: Na ka thënë Muhamed ibn Ammar ibn el-Harith: Na ka thënë Muhamed ibn Said ibn Sabiku: Na ka treguar Amr ibn Ebi Kajsi, nga Ibn Adij, nga Ibn Umeri, i cili tha: zbriti Ademi në Safa dhe Havua në Merva. [2]

Por të gjitha këto janë fjalë për të cilat nuk ka asnjë provë.

Dhe Allahu e di më së miri.

islamqa.info

—————-

[1] Ibn ‘Asaakir në Tarikh Dimashq (7/437) dhe i klasifikuar si daif nga Shejh el-Albani në el-Silsilah el-Daifah, nr. 403.

[2] Tefsir el-Kur’an el-‘Azim, 1/237

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit