3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

A duhet të sillen muslimanët që frekuentojnë xhamitë më me përgjegjësi, se sa ata që nuk falen?

Më të lexuarat

Pyetje: A duhet të sillen muslimanët që frekuentojnë xhamitë më me përgjegjësi, se sa ata që nuk falen?

Përgjigje:
Kjo brengë është tregues i besimit që njeriu e mban. Të gjithë jemi përgjegjës para Allahut për begatit dhe mundësitë që Allahu na e ka dhënë, dikush më shumë e dikush më pak, për shkak të dallimeve në mundësi që i kemi, dikush ka mundësi të bëj më tepër por që të gjithë jemi përgjegjës. Nëse nuk kemi mundësi përtej së paku kemi mundësi të ndikimit tek vetja. Dhe padyshim njeriu që falet dhe vjen në xhami duhet me qenë më i vetëdishëm për këtë përgjegjësi; ngase namazi e vetëdijëson,feja e vetëdijëson për këtë qështje; ai e di që para Allahut do të japë llogari dhe e pritshme është që këta duhet me qenë më të përgjegjshëm e vëmendshëm se nga kjo duhet të japim një shembull të mirë për të gjithë të tjerët edhe për ata besimtarë që nuk janë praktikant sa duhet, por edhe për jobesimtarët, se feja i bën me të vetëdijshëm njerëzit më të afërt me njëri- tjetrin dhe këtë e dëshmon gjendja jonë.
A ka në mesin e praktikuesve gjëra që nuk duhet me qenë?, po ka dhe kjo është shqetësuëse. Por krahas kësaj ka edhe respekt, dashni e të mira. Andaj kur ne jemi çortues duhet të jemi edhe balancues në çortim ngase Ebu Hurejrah radiallahu anhu tha se Profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha: “Kush thotë që janë prishur njerëzit, është më i prishuri.” Ne shohim hajër dhe mirësi në xhami, mjafton të mirret nje inciativë dhe të gjithë të përgjigjen. Sigurisht ka nevojë edhe për më tepër kujdes, ka edhe raste zhgënjyese por që nuk duhet dëshpëruar dhe përgjithësuar.

Hoxhë Enis Rama

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit