2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vuaj nga një çrregullim mendor dhe dëshiroj të di cila është dispozita dhe qëndrimi islam ndaj meje?

Më të lexuarat

Pyetja: Përshëndetje, jam një djalë nga Prishtina dhe vuaj nga një çrregullim mendor. Dëshiroj të di cila është dispozita dhe qëndrimi islam ndaj meje dhe a merrem në llogari për mëkatet? Faleminderit shumë.

Përgjigja: Përshëndetje edhe për juve.
Fillimisht e lus Allahun fuqiplotë që tu shërojë nga shqetësimi që keni dhe tua përmirësoj shëndetin tuaj.
Pastaj vëlla i nderuar jo çdo çrregullim psiqik është arsye lirimi nga obligimet fetare. Ai i cili lirohet është personi që humb koshiencën( vetëdijen) e tij për aq kohë sa nuk ka vetëdijen dhe mendjen ai lirohet nga obligimet. Ndërsa çrregullimet e tjera të shumta që mundet njeriu t’i përjetojë por që vetëdijen e plotë nuk ia turbullojnë dhe mendjen e ka në rregull i tilli obligohet t’i përmbahet udhëzimeve fetare urdhëra apo ndalesa. Për vështirësinë shtesë ai do të ketë dhe shpërblime shtesë (inshaAllah)

Burimi: pergjigje.net

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit