9.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Si të veproj me shokun tim që e pi duhanin?

Më të lexuarat

Pyetje: Hoxhë i nderuar, shoqërohem me një shok dhe e dua shumë atë, mirëpo më mundon një gjë në moralin e tij, e ajo është se ai pi duhan. A të vazhdoj shoqërinë me të apo të ndahem prej tij, apo çfarë më këshilloni, Allahu ju shpërbleftë?

Përgjigje: Në emër të Allahut Mëshirëplotit Mëshiruesit. Pirja e duhanit është e përhapur shumë dhe konsumohet nga shumë njerëz. Të gjithë dijetarët janë të mendimit, se është vepër e ndaluar, haram dhe po ashtu në ditët e sotme meqë i është bërë e ditur dëmi, luftohet rreptë edhe nga ministritë e shëndetit në të gjitha shtetet shekullare. Ajo që na shqetëson neve sot është meqë dihet për duhanin dispozita dhe sa dëmprurës është, ai vazhdon të konsumohet edhe nga besimtarët, të cilët falin namaz. Më e keqja është se atë e konsumojnë edhe disa hoxhallarë, të cilët mbajnë ligjëratat e javës – hytbet dhe gjatë ditëve të tjera të javës. Me gjithë këto ne si besimtarë, kur kemi shokë, apo bashkëpunëtorë me këtë ves, apo edhe vese të tjera të liga, ne e kemi detyrim t’i këshillojmë, se Allahu e ka porositur kështu të Dërguarin e Tij: “Vazhdo me këshillë, sepse këshilla besimtarëve u bën dobi.” Dharijat 55,  pra nuk duhet t’i braktisim pse kanë ndonjë ves të keq, se ndoshta shumë vese të tjera i kanë të mira.

Bisedë: në një rast duke i këshilluar disa besimtarë, më thanë: ju a nuk dini gjë tjetër, përpos “haram, haram”. Deri kur do të vazhdoni kështu?! U thashë: Po ju, a nuk dini të bëni vepra të tjera, përveç haram, haram; kështu dhe ne do të vazhdojmë t’u këshillojmë për të mirë deri sa të ndaloni.

Burimi; albislam.com

The post Si të veproj me shokun tim që e pi duhanin? appeared first on Pyetje dhe përgjigje nga feja islame.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit