3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Pyetje nga një motër muslimane! – Ndonjëherë e vonoj namazin dhe nuk e fali në vaktin e duhur…

Më të lexuarat

Pyetje nga një motër muslimane!

Pyetja:

Ndonjëherë e vonoj namazin dhe nuk e fali në vaktin e duhur, jo për shkak të neglizhencës, por për shkak të punëve të shumta që i kam në vendbanimin tim, a kam gjynah për këtë?!

Përgjigja:

Po, ju keni gjynah për këtë dhe nuk ju lejohet asnjëherë ta vononi namazin dhe mos ta falni në vaktin e vet, sepse namazi është shtyllë prej shtyllave të Islamit, Allahu i Lartësuar, thotë: إِنَّ الصَّلَاةَ كَانَتْ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ كِتَابًا مَوْقُوتًا

“…sepse namazi është detyrë për besimtarët në kohën të caktuar”.

| Nisa 103 |.

Doemos duhet të kryhet në vaktin e vet!

Dhe ta them ty: “Kur ty e kryen namazin kjo është ndihmesë për ju në punët e juaja, sepse Allahu i Lartësuar, thotë: وَاسْتَعِينُوا بِالصَّبْرِ وَالصَّلَاةِ

“Kërkoni ndihmë (prej Allahut) me durim e me namaz!”

| Bekare 45 |!”

~ Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!

| Sual alel-Hatif 2/ Pyetja Nr.670 |.
Përktheu: B. Gj.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit