30.6 C
Pristina
Monday, June 17, 2024

Pse e sprovoi Allahu i Lartësuar Ejubin (paqja qoftë mbi të)?

Më të lexuarat

Pyetja:

Pse e sprovoi Allahu i Lartësuar Ejubin (paqja qoftë mbi të)? Kam dëgjuar se një nga njerëzit e pambrojtur ka kërkuar mbrojtje nga ai dhe ai nuk ia ka dhënë, prandaj Allahu i Lartësuar e ka dënuar për këtë. A është e vërtetë kjo histori?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut.

Së pari:

Kuptimi i dukshëm i Kuranit të Shenjtë tregon se sprova e Allahut ndaj Profetit të Tij Ejub (paqja qoftë mbi të) nuk ishte si ndëshkim për një mëkat ose akt mosbindjeje; përkundrazi ishte për arsye të njohura prej Tij, qoftë i lavdëruar dhe i lartësuar. Ndoshta një prej atyre arsyeve është se ishte për ta ngritur atë në një status të lartë falë durimit të tij, në mënyrë që të arrinte një status të lartë në Ditën e Gjykimit.

Allahu i Madhëruar e lavdëron për durimin e tij, siç thotë Ai: “Ne e gjetëm atë të durueshëm, rob të mrekullueshëm. Ai kthehej vazhdimisht me pendesë tek Zoti!” (Sad: 44). Ky është konteksti i lavdërimit dhe ngritjes së statusit, i cili është i ndryshëm nga konteksti i qortimit që përmendet në tregimin e Junusit (paqja qoftë mbi të), ku Allahu i Lartësuar thotë: “Pastaj atë e gëlltiti një balenë, se ai kishte bërë diçka të gabuar, dhe, po të mos ishte nga ata që i luten Allahut, me siguri do të mbetej në barkun e saj deri në Ditën e Ringjalljes.  Por Ne e hodhëm atë në një breg të shkretë, duke qenë i sëmurë.” (Safat: 142-145)

Së dyti:

Në Sunetin e Profetit ﷺ ka një raport që tregon se Ejubi (paqja qoftë mbi të) ishte i pafajshëm për çdo mëkat që mund të ishte shkak për sëmundjen që e goditi.

Transmetohet nga Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të) se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Me të vërtetë Ejubi, Profeti i Allahut, i vuajti sprovat e tij për tetëmbëdhjetë vjet, kur ai u shmang nga të afërmit dhe të huajt, përveç dy vëllezërve të tij që ishin ndër vëllezërit më të afërt të tij. Ata vinin tek ai në mëngjes dhe në mbrëmje. Njëri prej tyre i tha shokut të tij: A e di ti, pasha Allahun, se Ejubi duhet të ketë bërë një mëkat që askush tjetër nuk e ka bërë? Shoku i tij tha: Pse është kështu? Ai tha: Për tetëmbëdhjetë vjet, Allahu nuk e mëshiroi dhe nuk i dha lehtësim.

Kur shkuan tek ai në mbrëmje, burri nuk mundi të mos i tregonte për këtë. Ejubi tha: Nuk e di se për çfarë po flet, por Allahu e di se kalova pranë dy burrave që po grindeshin dhe ata përmendën Allahun, do të kthehesha në shtëpinë time dhe do të ofroja shlyerje në emër të tyre, sepse nuk që doja Allahu të përmendet përveçse në mënyrën e duhur…” [1]

Së treti:

Dijetarët deklaruan se urtësia pas sprovave të Profetëve është ngritja e tyre në status dhe rritja e imazhit dhe reputacionit të tyre.

Shejh Ibn Baz (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Allahu i Lartësuar i sprovon robërit e Tij me kohë të mira dhe të këqija, vështirësi dhe lehtësi. Ai mund t’i sprovojë ata në këtë mënyrë për t’i ngritur në pozitë, për t’u rritur imazhin dhe reputacionin e tyre dhe për t’ua shumëfishuar shpërblimin për veprat e tyre të mira, siç veproi me profetët dhe të dërguarit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ta) dhe me të drejtët nga robërit e Tij. Profeti ﷺ ka thënë: “Njerëzit me të sprovuar janë pejgamberët, pastaj ata që janë më afër tyre dhe që i ndjekin ata.” [2] Pra, nëse ndonjë nga robërit e drejtë të Allahut sprovohet me sëmundje dhe të ngjashme, kjo është e ngjashme me sprovat e profetëve dhe të dërguarve dhe shërben për ngritjen e statusit dhe rritjen e shpërblimit, prandaj le të jetë shembull për të tjerët durimi dhe kërkimi i shpërblimit tek Allahu.” [3]

Dhe Allahu e di më së miri.

islamqa.info

—————

[1] Ebu Ja‘la në el-Musned, 6/299; Ibn Hibbani në Sahihun e tij, 7/159; el-Hakim në el-Mustadrek, 2/635. Ky hadith u klasifikua si sahih nga Ibn Hibbani. El-Hakimi ka thënë: (Është sahih) sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit, edhe pse ata nuk e kanë transmetuar atë. Këtë e ka thënë edhe edh-Dhehebiu në “Et-Talkhis”. Në Fet’hul Bari, 6/421, Ibn Haxheri e përshkroi atë si raportin më të shëndoshë për këtë temë. Është klasifikuar si sahih nga Albani në es-Silsilah es-Sahieh, nr. 17. Disa nga dijetarët menduan se ishte me të meta. Shih: Hadith Mu‘allah Zaahiruha es-Sihhah, fq. 54. Shih gjithashtu: el-Bidayah ue’n-Nihajeh, 1/254-259.

[2] Tirmidhiu (2398)

[3] Mexhmu Fetaua Ibn Baz, 4/370-371

 

 

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit