3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Prodhimi i Brendshëm Bruto në Kosovë arrin në rreth 8 miliardë euro, për kokë banori është mbi 4 mijë euro

Më të lexuarat

Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) gjatë vitit 2021 ka arritur në 7.96 miliardë euro, ku për kokë banori është 4,486 euro.

Kështu thuhet në raportin “Bruto Produkti Vendor (BPV) me Qasjen e Shpenzimeve dhe të Prodhimit, viti 2021“, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Sipas ASK-së, rritja reale e PBB-së për këtë vit, krahasuar me vitin 2020, ishte 10.75 për qind.

“BPV me çmime aktuale në vitin 2021 ishte 7,957.8 milionë euro. Rritja reale në vitin 2021, në krahasim me vitin 2020 ishte 10.75 për qind. BPV për kokë banori për vitin 2021 ishte 4,486 euro”, thuhet nga ASK-ja.

Në këtë publikim theksohet se hoteleria, tregtia dhe transporti ishin sektorët me rritjen reale më të madhe ekonomike.

“Rritje reale për vitin 2021 kishte në këto aktivitete ekonomike: hotele dhe restorante me 34.7 për qind, tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i automjeteve dhe motoçikletave me 18.8 për qind, transport dhe magazinim me 14.3 për qind, industri përpunuese me 10.6 për qind, ndërtimtari me 8.8 për qind, aktivitete administrative dhe mbështetëse me 8.5 për qind, art, zbavitje dhe rekreacion me 8 për qind, aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike me 6.7 për qind, edukim me 6.6 për qind”, theksohet në raport.

“Aktivitete financiare dhe të sigurimit me 6.2 për qind, furnizim me ujë me 6.1 për qind, informim dhe komunikim me 4.3 për qind, industri nxjerrëse me 4.3 për qind, shërbime të tjera me 3.6 për qind, afarizëm me pasuri të patundshme me 2.5 për qind, shëndetësi dhe aktivitete të punës sociale me 1.1 për qind”, vijon ASK-ja.

Ndërsa, rënie kishte në administrim publik dhe i mbrojtjes, sigurim i detyrueshëm social me 0.9 për qind, furnizim me energji elektrike dhe me gaz me 2.1 për qind, bujqësi dhe gjueti, pylltaria dhe peshkim me 2.5 për qind.

Në anën tjetër, rritje reale sipas komponentëve kryesorë të PBB-së me qasjen e shpenzimeve për vitin 2021 ishte te eksporti i shërbimeve me 88.8 për qind, eksporti i mallrave me 51.6 për qind, importi i shërbimeve me 44.3 për qind, importi i mallrave (FOB) me 28.8 për qind, formimi i bruto kapitalit me 10.7 për qind, shpenzimet e konsumit final të Qeverisë me 9 për qind dhe shpenzimet e konsumit final me 7.5 për qind.

Në fund, aty thuhet se rënie kishte te ndryshimet në inventar me 7.9 për qind./telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit