2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Nuk po jepni maksimumin në punë dhe jetë? Ja 6 mënyra si të luftoni ankthin në trurin tuaj

Më të lexuarat

Sa herë e keni kapur veten përpara një dokumenti bosh në kompjuterin tuaj, ndërkohë që afati i një detyre po mbaron dhe ende nuk ju ka kapur vrulli i momentit të fundit si zakonisht?

Ndiheni sikur nuk mund të formuloni fjalët për një temë për të cilën u emocionove vetëm disa ditë më parë. Gjoksi të dhemb, dhe gjithçka për të cilën mund të mendosh është ndryshimi i 231 fjalëkalimeve, sepse nëse nuk e bën dicka e keqe do të ndodhë.

Edhe pse jam një shkrimtar që i rekomandoj njerëzve si të shfrytëzojnë më mirë kohën e tyre dhe të jenë më të frytshëm në punë, gjithashtu kam ankth dhe depresion prej 13 vjetësh, kështu që e di kur jam në kete pozicion te veshtire, shumë pak strategji më ndihmojnë ta kaloj.

Të gjitha truket e produktivitetit në botë nuk mund të ndihmojnë kur truri juaj po lufton instinktet tuaja më të mira. Në vend që të luftoni trurin tuaj, këtu janë disa këshilla që mund të përpiqeni të jeni më të sjellshëm me veten dhe të bëni të paktën një gjë.

• Bëj më pak

Ekzistojnë të gjitha llojet e sistemeve për t’i dhënë përparësi punës tuaj. Sidoqoftë, numri i detyrave që mund t’i jepni fund zvogëlohet ndjeshëm kur jeni të djegur, të dëshpëruar ose të stresuar. Si ta luftoni këtë?

Ju nuk e luftoni. Ju bëni më pak.

Ose të paktën, ju angazhoheni për më pak.

Për mua, jam me fat nëse arrij të bëj dush, të ha diçka dhe të shfaqem në punë kur ankthi im është i lartë ose depresioni më ngadalëson. Këto janë gjërat që unë bëj: dush. Unë ha. Unë shfaqem në punë. Çdo gjë tjetër që duhet të bëj është fakultative, edhe nëse kjo do të thotë që pjatat do të grumbullohen në lavaman.

• Zgjidhni prioritetet tuaj

Në të njëjtën mënyrë, si i jepni përparësi detyrave për të cilat keni vendosur kur truri juaj po lufton me veten? Merre me buzeqeshje. Nuk keni nevojë për një strategji të ndërlikuar për përpparësinë e gjërave.

Unë jam një person i hallakatur dhe si i tillë përdor një strateji, e cial të paktën për mua funksionon.

Në thelb, ju i rendisni detyrat tuaja në tre fusha të mëdha:

• Hapat e veprimit janë detyrat që duhet të bëni për të ecur përpara. Nëse nuk i bëni këto, po i mbani gjërat varur.

• Lista e gjërave për tu bërë janë ato që duhet të bëni, por që nuk bllokojnë domosdoshmërisht punën që po bëni.

• Referencat janë gjëra plotësuese që mund të informojnë detyrat tuaja, të tilla si dokumentet e projektit ose çdo gjë që kërkon që ju të merrni kohë për të lexuar.

Në një ditë të mirë, hapat e veprimit merren së pari, pastaj kaloni tek lista e gjerave për tu bërë nëse keni kohë, dhe ju kryesisht mund t’i injoroni referencat nëse nuk vendosni të ndani tutje kohën një herë në javë për t’i lexuar ato.

• Kufizoni numrin e aplikacioneve që përdorni

Na pëlqen të mendojmë se jemi të mirë në kryerjen e shumë detyrave, por nuk jemi.

Ka të ngjarë që të përdorni më shumë se një aplikacion për punën tuaj të përditshme, të tilla si një sistem menaxhimi projekti për detyrat, biseda ekipore me kolegët tuaj ose email për njerëz jashtë organizatës tuaj. Ndërsa nuk mund të hiqni dorë nga përdorimi i atyre aplikacioneve, mund të drejtoni shumë nga ai informacion në një vend, kështu që nuk keni pse të mbani mend të kontrolloni gjithçka.

Lexo edhe: Tipari kryesor që duhet të ketë drejtuesi në vendin e punës është besueshmëria, jo pëlqyeshmëria

• Fikini gjërat

Mbingarkesa e informacionit është e vërtetë në rrethana normale. (Shihni njoftimet në telefonin tuaj.) Kur nuk ndiheni më së miri mendërisht, nuk mund të përpunoni të njëjtën sasi informacioni si zakonisht.

Një herë, bashkëshorti im po më jepte disa mundësi për të zgjedhur në lidhje me planet tona të fundjavës me familjen e tij. Unë nuk mund të përqendrohesha në informacionin bazë që ai po më jepte sepse ankthi im po mjegullonte trurin tim.

Kur ju vjen një sasi e madhe informacioni, ju duhet të hapni rubinetin për ta derdhur atë.

• Pyesni për ndihmë

Çfarë ka më keq se të ndihesh si i pavlerë? Të ndihesh si i pavlerë dhe të sillesh sikur gjithçka është mirë. Mos e bëni.

Instinkti juaj i parë mund të jetë të fshehni ndjenjat tuaja sepse nuk keni ndonjë sëmundje fizike, ose mund të dëshironi që njerëzit të mos e kuptojnë se ju nuk i përballoni dot gjërat.

Por nëse menaxheri dhe kolegët tuaj nuk e dinë se çfarë po ndodh, ata nuk mund ta kuptojnë pse humori dhe produktiviteti juaj ka rënë.

Njerëzit janë më të kuptueshëm për çështjet e shëndetit personal ose

të largoheni.

E kuptoj që është një privilegj që nuk e kanë të gjithë. Jam me fat që jam në një vend ku mund të jem i sinqertë me menaxherët e mi. Dhe personalisht, nuk kam qenë kurrë në një vend ku mund të lija një punë pa u shqetësuar për ndikimin financiar.

Sidoqoftë, kam bërë gabim shumë herë në karrierën time duke i dhënë përparësi punës mbi shëndetin tim mendor.

Burimi: Fast Company

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit