2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

“Kosovës i duhen edhe 30 vjet për t’i arritur të ardhurat e disa shteteve si Çekia dhe Sllovenia”

Më të lexuarat

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë, ka bërë të ditur se Bruto Produkti Vendor real në Kosovë për kokë banori është përmirësuar dhjetëfish prej vitit 1990 e deri më sot, ku nga 400 dollarë sa ishte në vitet e 90-ta, tash është më shumë se 4 mijë dollarë.

Sipas Kornizës së re të Partneritetit, Kosovës me ritmet aktuale të rritjes ekonomike, do t’i duhen rreth 30 vjet për të arritur të ardhurat e saj për kokë banori si Letonia, Estonia, Lituana, Çekia e Sllovenia.

“Kështu që Kosova ka nevojë për një rritje më të shpejtë dhe, për ta bërë këtë, Kosova duhet të krijojë vende pune më cilësore dhe të përmirësojë nivelet e konkurrencës”, është shprehur Massimiliano Paolucci, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovën.

Tutje, në raportin e publikuar nga Banka Botërore thotë se deficiti tregtar i Kosovës mbetet kronikisht i lartë, duke reflektuar konkurrueshmërinë e kufizuar të eksporteve.

“Përkundër momentumit të fundit në eksportet e mallrave, deficiti në tregtinë e mallrave qëndroi në pothuajse 45% të BPV-së në vitin 2021. Deficiti i lartë tregtar në mallra është kompensuar pjesërisht nga suficiti tregtar në shërbime, me eksportet e shërbimeve të fokusuara në shpenzimet e udhëtimit dhe të nxitura nga kërkesa nga diaspora kosovare. Mbi 90% e firmave kosovare janë mikro dhe të vogla me rekord të kufizuar të rritjes, dhe vetëm 6% e firmave kosovare eksportojnë”, thuhet në raport./bota/

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit