7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Austri: Dyqanet kanë përgatitur një plan në rast të ndërprerjes së rrymës

Më të lexuarat

Në Austri prej kohësh ekziston frika e një “errësire” të mundshme, pra e një ndërprerjeje më të gjatë të rrymës, ndaj institucionet kanë marrë masa konkrete për t’u përgatitur për një situatë të tillë dhe tashmë edhe supermarketet kanë miratuar një plan veprimi.

Radhët e gjata para supermarketeve mund të jenë realitet në rast të një “errësimi” në Austri, ndaj supermarketet dhe shitësit ushqimorë kanë rënë dakord për një veprim të unifikuar në rast të kësaj krize në një tryezë të rrumbullakët.

Ndonëse ekspertët pohojnë se nuk ka rrezik të shtuar për “errësirë”, supermarketet kanë përgatitur një plan, i cili parashikon që në hapin e parë të mbyllen të gjitha dyqanet që ditën e parë për të bërë përgatitjet e nevojshme.

Nga dita e dytë e ndërprerjes, nga ora 09:00 deri në orën 10:00, dyqanet do t’i dërgonin ushqimet komunës dhe organizatave ndërhyrëse dhe nga ora 10:00 deri në orën 15:00 është planifikuar shpërndarja e thasëve të përgatitur me produkte për konsumatorët.

Qytetarët nuk do të mund të zgjedhin çfarë ka në çantë, pasi në të do të jenë vetëm produktet më të nevojshme, si ujë, bukë, konserva dhe ushqime të gatshme.

Qytetarët nuk do të mund të hyjnë në supermarkete, çantën do ta marrin nga jashtë dyqanit dhe do ta paguajnë vetëm me para në dorë.

Nga dita e tretë do të shpërndahen vetëm produkte “të thata”.

Qytetarëve rekomandohet që të rezervojnë ushqime për një periudhë dyjavore.

Autoritetet austriake kanë dhënë prej kohësh këshilla për qytetarët që të përgatiten për një “errësirë” të mundshme dhe të blejnë qirinj, llamba me bateri, të kenë një radio me bateri ose burime të tjera alternative të energjisë pa energji elektrike, për të rezervuar artikuj higjienikë.

Banka Kombëtare e Austrisë (OeNB) këshillon qytetarët që të kenë 100 euro para në shtëpi për çdo anëtar të familjes, pra shumën që i përgjigjet dyfishit të shumës së blerjeve javore./albinfo/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit