0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kam motrën 15-vjeçare kur i them që të mos bëj diçka që është e ndaluar nga feja e Allahut, nuk më dëgjon?

Më të lexuarat

Pyetja

Desha të pyes, kam motrën 15-vjeçare. Kur i them që të mos bëj diçka që është e ndaluar nga feja e Allahut, nuk më dëgjon. Gjithashtu, kemi një dhomë ku qëndrojmë të dyja, por ajo nuk më ndihmon në pastrimin e saj dhe bën shumë rremuj më shumë se unë. Mendoj se nuk e dinë vlerën e të kuptuarit deri sa të provoj. Si të veproj?

Përgjigja

Falenderimi dhe lavdërimi janë për Allahun s.v.t. e përshëndetjet tona me salate dhe selame të shumta për të dashurin tonë Muhamedin s.a.v.s. familjen dhe shokët e tij.

Në rastet delikate sikurse ky, kur nuk ekziston mirëkuptimi mes anëtarëve të familjes sidomos në praktikën fetare, praktikuesi duhet të jetë shumë durimtarë dhe ti trajtojë me shumë mëshirë e dhembshuri anëtarët e tjerë jo të udhëzuar dhe me tolerancë deri aty ku nuk shkelen urdhrat dhe ndalesat strikte të fesë.
Krejt kjo duhet të bëhet me qëllim të ndikimit pozitiv edhe tek te ata në mënyrë që edhe ata të shijojnë ëmbëlsirën e besimit ne të cilën jemi duke u kënaqur ne.
Trajtimin e detajizuar në çdo temë përkatëse duhet bërë në frymën e kësaj që thamë më herët.
Prandaj silluni me motrën në atë mënyrë që ua merr mendja se ka ndikim më të mirë përmirësues tek ajo. Vallahu A’lem.

Burimi: pergjigje.net

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit