4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Ju në islam a keni njerëz të shenjtë? A i ndjen Allahu xhsh. ndjenjat tona derisa ne i falemi Atij, derisa meditojmë dhe i shlyejmë mëkatet? Cila është përgjigja e islamit për principet e tregtisë së lirë?

Më të lexuarat

A ekzistojnë njerëz të shenjtë?

Pyetësi: Ju në islam a keni njerëz të shenjtë? A i ndjen Allahu xhsh. ndjenjat tona derisa ne i falemi Atij, derisa meditojmë dhe i shlyejmë mëkatet? Cila është përgjigja e islamit për principet e tregtisë së lirë?

Përgjigje nga Dr. Naik: Kurani Fisnik e nxit tregtinë në të cilën nuk ka kamatë. Shikojeni vetëm shembullin e Malajzisë dhe gjithçka do ta keni të qartë. Malajzia është vend i përparimit të shpejtuar.
Pyetja e dytë ka të bëjë me meditimin. Forma më e mirë e meditimit është ibadeti. Mirëpo, fjala meditim ka disa kuptime të ndryshme; për këtë shkak ne nuk e përdorim. Ne e adhurojmë Allahun xh.sh. Një prej formave të adhurimit të Allahut është namazi. Për këtë ju kam folur. Kështu ne e falënderojmë Allahun e Lartësuar dhe prej Tij kërkojmë udhëzim. Përveç; dobive medicinale, namazi ofron ndjenjën e njohjes së të mirës dhe të keqes.
Më pyetët se a kemi ne muslimanët njerëz të shenjtë, në islam nuk ekziston shenjtëria e lindur. Askush nuk lind si klerik ose si i shenjtë, pavarësisht se nga cila familje rrjedh. I Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ue sel-lem ka thënë: ‘Çdo fëmijë lind në dinë-fitra.” Me fjalë tjera, secili fëmijë lind si mysliman, pavarësisht se a është lindur ai në familje krishtere, hinduiste ose hebraike, secili fëmijë lind i pastër prej mëkateve. Nëse fëmijë i lindur në familjen hinduiste vdes në moshën pesëvjeçare, ai shkon drejt në Xhenet. Fëmijët janë nën ndikimin e rrethinës dhe për këtë shkak ata bëhen të krishterë ose hindusë. Mirëpo, të gjithë fëmijët lindin pa mëkate.
Në islam nuk ekziston shenjtëria e trashëguar që bartet nga një gjeneratë në gjeneratën tjetër. Vetëm personat e kualifikuar mund të merren me ndonjë punë, për shembull, myezini duhet të jetë personi që  këndon ezanin mirë, lexuesi i Kur’anit mund të jetë dikush që e  njeh mirë Kur’anin, Imam mund të jetë vetëm ai që i ka mësuar mirë dispozitat islame. Nëse të intereson mjekësia, do të shkosh te mjeku. Nëse të intereson shkenca, do të shkosh te shkencëtari dhe do ta pyetësh se çfarë dëshiron. Po ashtu, nëse të interesojnë dispozitat islame për një gështje të caktuar, duhet të shkosh te dijetari mysliman, që është mirë i udhëzuar në dispozita. Mirëpo, askush në islam nuk lind si i shenjtë, pavarësisht se nga cila familje vjen. Ne kemi imamët, dijetarët, krerët  myslimanë, por asnjëri prej tyre atë titull nuk e ka fituar me lindje.
Të gjithë njerëzit lindin absolutisht të barabartë. Asnjë bebe nuk është më e mirë se tjetra. Gjëja e vetme me të cilën dallojnë njerëzit e rritur është shkalla e devotshmërisë.

Dr. Zakir Naik

Shkëputur nga libri “Islami në qendër të vëmendjes”

 

 

 

 

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit