-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

I kam përgojuar dhe akuzuar njerëz pa të drejtë. A duhet t’u kërkoj falje? Nëse jo, si të pendohem?

Më të lexuarat

Pyetje: I kam marrë nëpër gojë shume njerëz, ndërsa disa tjerë i kam akuzuar me gjëra të cilat ata janë të pastër prej tyre. A është kusht t’i lajmëroj për veprimet e mia dhe t’u kërkoj falje. Nëse nuk kushtëzohet, atëherë si të bëj teube?

Përgjigjja: Kjo pyetje vlerësohet sipas levërdive dhe dëmeve. Nëse kur i lajmëron për përgojimin apo akuzat që ua ka bërë nuk i hidhërohen dhe nuk u shtohet urrejtja dhe inati, mund të kërkojë falje prej tyre edhe nëse nuk i thekson veprimet e bëra. Shembull, t’i thotë: “Unë kam bërë gabime ndaj teje në të kaluarën ose të kam bërë zullum me disa fjalë, tash jam penduar te All-llahu të lutem më fal.” pa mos i shtjelluar veprimet. Kështu ben të veprohet.
E nëse kur i lajmëron për përgojimin dhe akuzat që ua ka bërë, hidhërohen dhe u shtohet urrejtja dhe inati (bile shumicën e rasteve ndodh kështu), ose nëse ai i lajmëron me fjalë të shkurtra ata do të kërkojnë sqarime të gjata, të cilat kur do t’i dëgjojnë do t’u shtohet edhe më tepër urrejtja, atëherë më mirë është të mos i lajmërojë, sepse sheriati islam nuk preferon të shtohen dëmet. Kështu që lajmërimi i personit për disa çështje prej të cilave ka qenë i rehatshëm para se t’i dëgjojë dhe të cilat sjellin urrejtjen, vjen në kundërshtim me synimet e sheriatit i cili preferon lidhjen shpirtërore dhe dashurinë mes besimtarëve. Mund të ndodhë që vetë lajmërimi të jetë shkak për një armiqësi pas së cilës nuk mund të vijë asnjëherë më deri tek qetësimi i shpirtit të atij që është akuzuar apo është marrë nëpër gojë, dhe t’i rikthejë marrëdhëniet e mira me akuzuesin. Me këtë rast mjaftojnë disa pika për vlefshmërinë e teubes. Ndër ato:
1 -Pendimi dhe kërkimi i faljes nga All-llahu, duke e kujtuar pasojën e këtij krimi dhe bindjen në ndalimin e tij.
2 -Ta përgënjeshtrojë vetveten kur e dëgjon dikend duke e përcjellë përgojimin e tij apo duke e përhapur
akuzën (iftiran) e tij dhe ta pastrojë të akuzuarin.
3 -Ta përmendë për të mirë atë që e ka marrë nëpër gojë në ato vende ku e ka marrë në qafë dhe t’i përhapë të
mirat e tij.
4 -Ta mbrojë nga ata që e përgojojnë dhe t’i rri krah kur dikush do ta marrë nëpërkëmbë.
5 -Të bëjë dua për te dhe të kërkojë falje kur është në vetmi.
Vëlla musliman, vëre dallimet mes hakut në pasuri dhe krimeve fizike. Nga të drejtat materiale kanë dobi ata që u takon, nëse lajmërohen për te dhe u kthehet, e ata sigurisht do të gëzohen, prandaj edhe nuk guxon të mbahet fshehtë, përkundër të drejtave morale, prej të cilave nga ata që lajmerohen nuk shtohet gjë përveç dëmit dhe urrejtjes.

Marrë nga libri: Dëshiroj të pendohem, por …
Autor: Muhammed Salih el-Munexhid

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit