2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Cili është raporti mes fesë dhe gjinisë, a nxitë feja në pabarazi gjinore?

Më të lexuarat

Pyetje: Cili është raporti mes fesë dhe gjinisë, a nxitë feja në pabarazi gjinore?

Përgjigje: Varet se në çfarë konteksti e analizon situatën. Nëse do të flasim në raportin përpara Zotit, të gjithë jemi të barabart, para ligjit të gjithë jemi të barabartë, nëse po flasim për raportin e përgjegjësive dhe detyrave në jetë, jemi të ndryshëm dhe nuk mund të jemi të barabartë. Për këtë arsye me të drejtë është thënë: “Vendosja e barazisë mes dy gjërave të ndryshme është padrejtësi.”
Zoti në Kuran thotë: “Janë të barabartë para Zotit burrat dhe gratë, por burrat kanë një shkallë më të lartë përgjegjësisë dhe detyrimit.” Si çdo gjë që ka një shtyllë edhe burri është shtylla (përgjegjësia, detyrimi, obligimi) e shtëpisë dhe gruaja nuk mund të ngarkohet me atë që s’e mban dot, po ashtu edhe burri ka gjëra që nuk i bën ashtu siç i bën gruaja. Kur flasim para Zoti dhe para ligji jemi të barabartë të gjithë.
Jeta, feja dhe logjika tregojnë se kemi të bëjmë me standarde të ndryshme në krijim, kështuqë nuk mund të jenë në përgjësi të barabartë.

Hoxhë Ahmed Kalaja

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit