2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Cila është etika e udhëtimit?

Më të lexuarat

Pyetje: Ne si njerëz nuk mundemi t’i shmangemi udhëtimit e ndonjëherë është i shkurtër e herën tjetër i gjatë. Çfarë etike ka përmendur Feja Islame në lidhje me udhëtimin? 

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut, që ka dërguar Pejgamberin salallahu alejhi ue selem, dhe na ka mësuar për çdo rast, se çfarë duhet bërë. Në rast udhëtimi është mirë që besimtari të falë namazin istihare. Udhëtimin mos ta bëjë vetëm, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: Një (njeri) vetëm është shejtan, dy janë dy shejtanë, ndërsa tre vetë janë udhëtarë. Po ashtu duhet t’i shmanget udhëtimeve natën, nëse është i vetëm, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Po ta dinin njerëzit atë që unë e di se çfarë rreziku u kanoset në vetmi, nuk do të udhëtonte udhëtari vetëm natën”. E nëse është me shokë, lejohet të udhëtohet natën, meqë Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, e ka preferuar dhe ka thënë: “Udhëtoni natën se toka paloset (tkurret) natën.” D.m.th. shkurtohet, apo lehtësohet udhëtimi. Kur të dali me shokët, ata duhet të zgjedhin në mesin e tyre një emir (udhëheqës). Ebu Davudi përcjell nga Ebu Seidi dhe Ebu Hurejre, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kur të dalin (edhe) tre vetë në udhëtim, le ta zgjedhin njërin prej tyre emir”! Kur të dalësh për udhëtim bëj lutjet e daljes nga shtëpia, lutjet kur të hipi në mjetin e transportit, duanë e udhëtimit. Kur të arrish në ndonjë qytet, apo në qytetin për ku jeni nisur duhet të bëjnë duanë e hyrjes në qytet. Të gjitha këto dua i  gjen te libërthi “Mburoja e Muslimanit”. Gjatë udhëtimit mos harro t’i zbatosh dispozitat e udhëtarit për ibadetet përkatëse. Po ashtu mos harro të bësh dua për veten, për prindërit, besimtarët, se lutja e udhëtarit nuk refuzohet. Nëse udhëton me shokë, mos e anashkalo këshillën e tyre. Gjithashtu është mirë gjatë udhëtimit, që kur të jetë rruga përpjetë të thuhet “Allahu Ekber” dhe kur të jetë tatëpjetë, të thuhet “Subhanallah”. Me kaq mjaftohem, Allahu e di më së miri.

Burimi; albislam.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit