4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Çfarë gjykimi ka dyshimi i lindur pas përfundimit të adhurimit?

Më të lexuarat

Ibn El-Kajim në librin Bedaiul-Feuaid duke përmendur disa rregulla në lidhje me dyshimet në veprimet e adhurimeve thotë:

Nëse dikush dyshon se ka falur tre apo katër rekate? Ai duhet të marrë për bazë të sigurtën (më të paktë) dhe të lejë dyshimin me përjashtim të dy rasteve:
1- Kur dyshimi vjen pas mbarimit nga namazi sepse ai nuk merret në konsideratë.
2- Kur është imam sepse ai marr për bazë atë që mendon (kjo sepse nëse është gabim ia kujton xhemati).

Kurse Ibn Haxheri në shpjegimin e Buhariut, në lidhje me abdesin thote:
“Nëse e di me siguri se një pjesë e gjymtyrës (së abdesit) nuk e ka prekur uji gjatë gjitha larjeve apo disa prej tyre atëherë ai lanë vetëm atë pjesë ndërsa në rastin e dyshimit pas mbarimit jo, në mënyrë që të mos kthehet në vesvese të dëmshme”.

Dr. ABDULLAH NABOLLI

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit