34.1 C
Pristina
Wednesday, June 19, 2024

Çfarë dhuntie është e vlerësuar si më e madhja për banorët e Xhenetit?

Më të lexuarat

Suhejb er Rumi(Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell se i dërguari i Allahut(paqja
dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të), ka thënë: “Pasi që banorët e xhenetit të hyjnë në xhenet, Allahu i Madhëruar e i Lartësuar u thotë atyre: A dëshironi diç më tepër? E do të thonë: A nuk na i zbardhe fytyrat tona? A nuk na fute në xhenet e na shpëtove nga zjarri? I dërguari, -paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të-, thotë: E Allahu hjek perden, e atyre nuk u është dhënë diç më madhështore, e më të dashur se sa të shikojnë në Zotin e tyre, aze ve xhel”.(Transmeton Muslimi (1/163) hadithi numër (181).

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit
I dërguari(paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) në këtë hadith na flet për një dhunti madhështore prej të cilave Allahu begaton banorët e xhenetit, e që është shikimi në Fytyrën e Allahut të Lartësuar.
Pasi që Allahu do t’i pyet robërit e tij në xhenet, a doni diç më tepër? E ata do i shohin gjitha ato begati, pasi që Allahu zbardhi fytyrat e tyre, i futi ata në xhenet, ua dhuroi kënaqësinë e Tij mbi ta, e çfarë të shpresojnë më pas? E i befason ata Allahu me atë që nuk e kishin paramenduar, zbulon Fytyrën e Tij, kështu që për ata shikimi në Të, është prej dhuntive më të mëdha dhe më të dashura.

Dobi nga hadithi
1. Besimtarët do ta shohin Zotin në xhenet, dhe kjo dhunti është prej dhuntive më të mëdha.
2. Pohimi i të folurit për Allahun, dhe se Allahu do të flet me robërit e Tij, e do e kuptojnë Atë pa ndërmjetësues.
3. Shikimi i besimtarëve në Allahun, që ndodh në xhenet, nuk mohon shikimin në Allahun edhe në vende tjera, siç argumenton për këtë fjala e Allahut: “Jo, jo, atë ditë, me të vërtetë, ata do të jenë të penguar që ta shohin Zotin e tyre.” (Mutafifin, 15) Pra, ky ajet tregon se besimtarët do e shohin Zotin ditën e Kiametit.
4. Shikimi i besimtarëve në Allahun në xhenet, është shikimi vazhdueshëm, jo i rastësishëm, atyre u përcaktohet dita e xhuma që ta shohin Allahun, banorët e xhenetit këtë ditë do e quajnë: ditë e shtimit (shtimit të dritës në fytyrate tyre), siç
është transmetuar në disa hadithe

 

“DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)”
PËRKTHEU: HOXHË SHPEND ZENELI

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit