Falënderimi i takon Allahut të Madhëruar, Krijuesit të tokës dhe qiejve, Gjykatësit të Ditës së Gjykimit. I lartësuar qoftë Ai, i Cili krijoi njëriun në formën më të përsosur dhe e dalloi nga të gjitha krijesat e tjera, salavatet dhe përshëndetjet tona ia dërgojmë Muhamedit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të,) familjes së tij, dhe të gjithë atyre që ndoqën dhe vazhdojnë të ndjekin rrugën e tij deri në ditën e fundit të kësaj bote.
Të shkruash për namazin do të thotë të shkruash për çeshtjen më me rëndësi të fesë së Allahut, pas deshmise (Shehadetit), shtyllën mbi te cilën ngritët Islami, fe e pastër dhe madhështore.
Prandaj, me plot të drejtë mund të thëmi se namazi është shtylla më e rëndësishme pas dëshmisë (Shehadetit), këtë na e vërteton thënia e Pejgamberit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të,): “Islami është ngritur mbi pesë shtylla: dëshminë la ilahe il-lallah muhamedun resulullah ( nuk ka zot tjetër që meriton adhurimin përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Tij), faljen e namazit, dhënien e zekatit, kryerjen e haxhit, dhe agjërimin e Ramazanit” (Buhariu, 8 dhe Muslimi 21)
Megjithatë shihet se si njerëzit në kohën e fundit e anashkalojnë dhe e neglizhojnë namazin, e vonojnë atë nga koha e tij, apo ka raste edhe kur nuk e falin fare, pasi janë dhënë pas gjërave të kësaj bote, si puna, tregtia, e të ngjajshme më to dhe nuk i vlerësojnë ato të cilat i ka vlerësuar dhe i ka lartësuar i Gjithlartësuari.
Tregtia në esencë është e lejuar, andaj angazhimi me të është i lejuar në çdo kohë, pos kohëve të namazit, në momentin e thirrjes së ezanit besimtari obligohet ta lë tregtinë dhe ta falë namazin.
Kështu vepronin edhe gjenaratat e para të muslimanëve, ata mirreshin me tregti, mirëpo kur dëgjonin ezanin, ata ndalnin çdo gjë dhe shkonin për ta falur namazin. Kështu Allahu xh.sh. i lavdëron në Kuran: “Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur Allahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zekatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet.” (Surja Nur, Ajeti 37).
Në këtë ajet Allahu xh.sh. na tregon për muslimanët të cilët nuk i pengonte asgjë nga përmendja e Allahut, e kështu duhet të jemi edhe ne, të mos jetë tregtia, apo puna shkakë për mos faljen e namazit në kohën e tij, por përkundrazi të jemi më të kujdesshëm dhe më praktikues të namazit, ngase namazi është lidhja jonë direkte me Allahun, lidhje e cila na i rregullon edhe punët e kësaj bote, e kur nuk i kemi raportet e mira me Allahun përshkak të tregtisë, si do të jetë jeta dhe puna jonë pastaj?!
Kështu që muslimani, me të dëgjuar ezanit, duhet ta mbyll dyqanin e tij, dhe t’i përgjigjet Allahut dhe ta falë namazin, e pasi të mbaron namazin le të punojë dhe t’i kërkojë begatitë e Allahut, ashtut siç na ka mësuar Allahu në Kuran, duke thënë: “E, kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni begatitë e Allahut, dhe përmendeni shpesh Allahun, në mënyrë që të gjeni shpëtim.”(Surja Xhuma, 10)
Në këtë ajet Allahu xh.sh na tregon se pasi ta kryejm namazin jemi të lirë për të punuar dhe për të tregtuar, duke kërkuar nga mirësitë dhe begatitë e Allahut mbi sipërfaqen e kësaj toke.
Allahu na bëftë nga besimtarët e drejtë të cilët nuk i mashtron puna e as tregtia nga adhurimi i Tij.
/Përkthim, përshtatje – Mr. Fuad Ferati/