2.7 C
Pristina
Monday, January 6, 2025

Ai që bën hatme Kuranin, a shkon shpërblimi edhe për prindërit e tij?

Më të lexuarat

Pyetje: Ai që bën hatme Kuranin, a shkon shpërblimi edhe për prindërit e tij?

Përgjigje: Unë mendoj se çdo punë e mirë që bëhet nga fëmiu i mirë, shpërblimi shkon edhe për prindërit e tij, dhe në këtë çështje ka pajtueshmëri nga të gjithë dijetarët sa di unë, duke u bazuar në disa argumente, ndër to është ajeti: “dhe se njeriu do të ketë vetëm atë për të cilën ka punuar” (Sureja Nexhm:39), dhe kur këtij ajeti ia shtojmë edhe fjalën e Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem): “Fitimi më i mirë është fitmi që njeriu e fiton me dorën e vet, ndërsa fëmijët tuaj janë fitim i juaji”, prandaj përderisa fëmiu është fitim i prindërve, atëherë çdo vepër e mirë e tyre konsiderohet fitim i prindërve. Por ajo që më duket mua nga disa hadithe që flasin për sadakanë, nëse fëmiu me veprën e mirë i përfshinë në nijet edhe prindërit, atëherë kjo është më e dobishme për ta sesa në rast se nuk do ti përfshinte ata në atë nijet. Pra, pa marë parasyshë a i përfshinë ata në nijet apo jo, ata do ta kenë shpërblimin, por nëse ata i veçon në nijetin e tij, atëherë kjo është më e mirë për ta me lejen e Allahut

(Shejh Albani)

Përktheu Hoxhë Jeton Bozhlani

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit