2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ai i keqtrajtoi prindërit e tij dhe u pendua pasi ata vdiqën; çfarë duhet të bëjë ai?

Më të lexuarat

Pyetja:

Nëse dikush u soll keq me prindërit e tij, pastaj e kuptoi gabimin e tij pasi ata vdiqën, çfarë duhet të bëjë që të falet?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut.

Së pari:

Mosbindja ndaj prindërve është një mëkat i madh.

Transmetohet nga Abdurrahman ibn Ebi Bekrah se babai i tij (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “A t’ju tërheq vëmendjen për gjynahet më të mëdha?” Ne thamë: “Po me të vërtetë, o i Dërguar i Allahut.” Ai tha: “Shirku ndaj Allahut, mosbindja ndaj prindërve”. Ai ishte i shtrirë, por pastaj u ul dhe tha: “Dhe – me të vërtetë – fjala e rreme dhe dëshma e rreme, dhe – në të vërtetë – fjala e rreme dhe dëshmia e rreme”, dhe vazhdoi ta thoshte derisa mendova se nuk do të ndalonte kurrë. [1]

Transmetohet nga Abdullah ibn Amr se Profeti ﷺ ka thënë: “Mëkatet e mëdha janë: Ti shoqërimi i Allahut në adhurim, mosrespektimi i prindërve, vrasja dhe el-jamin al-gamus (një betim i cili do të bëjë që njeriu të zhytet në zjarr, pra një betim i rremë që bëhet me vetëdije).” [2]

Keqtrajtimi i prindërve i referohet asaj që bën ose thotë djali – pa ndonjë justifikim sheriatik – që u shkakton lëndime prindërve të tij.

Hafiz Ibn Haxheri (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Me keqtrajtim të prindërve nënkuptohet çdo fjalë apo vepër e djalit që e lëndon babain, përveç rastit kur ai e udhëzon të bëjë shok diçka me Allahun ose të bëj ndonjë mëkat”. [3]

Së dyti:

Një nga çështjet e rëndësishme të besimit islam (akide) që muslimani duhet ta kuptojë, besojë dhe të veprojë në përputhje me të është se është e mundur të pendohet nga çdo mëkat, sado i madh qoftë.

Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: “O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti.” (Zumer: 53).

Pra, gjithçka që duhet të bëjë ky person i cili i keqtrajtoi prindërit e tij tani është të nxitojë të pendohet, sepse Allahu i Lartësuar ka premtuar se do ta pranojë pendimin e atij që pendohet. Allahu i Lartësuar thotë: “Ai e pranon pendimin e robërve të Vet, i fal gjynahet dhe i di të gjitha çfarë punoni ju.” (Shura: 25).

Që pendimi i tij të jetë i sinqertë dhe i pranuar, është thelbësore të plotësohen kushtet e tij.

Neveviu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

Dijetarët thanë: Pendimi nga çdo mëkat është thelbësor. Nëse është diçka ndërmjet një personi dhe Allahut të Lartësuar dhe nuk ka të bëjë me të drejtat e një personi tjetër, ekzistojnë tre kushte pendimi:

  1. Ai duhet të heqë dorë nga mëkati
  2. Ai duhet të pendohet që e ka bërë
  3. Ai duhet të vendosë që të mos kthehet më në të.

Nëse njëri prej këtyre treve mungon, atëherë pendimi i tij nuk është i sinqertë”. [4]

Por mund të ngrihet çështja se disa nga këto kushte nuk mund të plotësohen pas vdekjes së prindërve.

Përgjigja për këtë është e dyfishtë:

Pika e parë është se në një rast të tillë, vetëm keqardhja është pendim.

Transmetohet se Abdullah ibn Maqil ibn Mukarrin ka thënë: “Shkova me babanë tim për ta vizituar Abdullah ibn Mes’udin dhe e dëgjova duke thënë: I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Keqardhja është pendim.” [5]

Ibnul Kajjim (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

Një nga gjykimet e pendimit është se nëse mëkatari nuk ka më mjete për të kryer mëkatin dhe tani është përtej tij, që do të thotë se është e pamundur për të ta bëjë atë, a vlen pendimi? Shembuj të tillë përfshijnë gënjeshtarin, shpifësin dhe atë që jep dëshmi të rreme, nëse u pritet gjuha… Dhe ai që arrin një gjendje ku nuk ka më asnjë motiv për të bërë mëkatin që ka bërë.

Për sa i përket faktit se ekzistojnë dy pikëpamje të studiuesve…

Pikëpamja e dytë – që është pikëpamja e saktë – është se është e mundur që ai të pendohet sinqerisht, sepse elementi i vetëm i pendimit që është i mundur në rastin e tij është pendimi. Në el-Musned është transmetuar me një marfu’isnad se “pendimi është pendim”. Pra, nëse ai me të vërtetë pendohet për mëkatin dhe fajëson veten për të, atëherë ky është pendim. Si mund të thuhet me të vërtetë se ai nuk mund të pendohet, kur pendohet shumë për mëkatin dhe fajëson veten për të? [5]

Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve. Shejhul Islam Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

Pendimi i atij që nuk është në gjendje të veprojë – si p.sh. pendimi i atij të cilit i është prerë penisi nga zina, dhe pendimi i atij që i është prerë dora dhe ai nuk mund të vjedh më, dhe të tjerët që. janë në mënyrë të ngjashme të paaftë dhe nuk mund ta bëjnë më mëkatin në fjalë – është i vlefshëm dhe i pranueshëm sipas shumicës së dijetarëve të Ehli Sunetit dhe të tjerëve.” [6]

Pika e dytë është se me mëshirën e Allahut ndaj muslimanëve, Ai ka urdhëruar që dera e shpërblimit për nderimin e prindërve të mos mbyllet kur ata vdesin, kështu që djali që kishte dështuar mund të përpiqet të bëjë gjithçka që mundet për t’i nderuar ata. .

Mënyrat e nderimit të prindërve pas vdekjes së tyre përfshijnë si më poshtë:

1. Ofrimi i një lutjeje të madhe (du ‘a’) për ta.

Allahu i Lartësuar thotë: “Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël!” (Isra: 24).

Transmetohet nga Ebu Hurejra se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur njeriu vdes, atij i ndërpritet puna, përveç tri gjërave: Lëmosha e vazhdueshme, dija nga e cila përfitohet pas tij, apo fëmija i mirë që lutet për të”. [7]

Kjo lutje është një nga mënyrat më të mëdha për të treguar mirësi ndaj prindërve.

Transmetohet nga Ebu Hurejra se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Statusi i njeriut do të ngrihet në Xhennet dhe ai do të thotë:” Si kam arritur këtu?” Ai (Allahu) do t’i thotë: “Me Duatë (lutjet) e birit tënd, që është lutur për falje për ju “. [8]

2. Bërja e veprave të mira që t’u arrijë shpërblimi

siç është dhënia e bamirësisë në emër të tyre. Ose duke bërë haxhin dhe umren në emër të tyre.

Nëse ata kishin lënë pas ndonjë borxh ose send që u ishte besuar, atëherë djali duhet të përpiqet shumë për t’i shlyer ato në emër të tyre. Ose nëse i kanë bërë padrejtësi ndonjë populli, ai duhet t’u kërkojë falje atyre që u është bërë zullum dhe të kërkojë ta zgjidhë çështjen me ta.

3. Nderimi i miqve dhe të dashurve të tyre.

Transmetohet nga Abdullah ibn Dinar, nga Ibn Umeri, se kur Ibn Umeri u nis për në Mekë, ai kishte me vete një gomar që do ta hipte për këmbim kur të lodhej deveja e tij dhe kishte një çallmë që e mbështillte rreth kokës. Një ditë teksa ishte duke hipur në atë gomar, pranë tij kaloi një beduin dhe i tha: “A nuk je filani bir i filanit?” Ai tha: “Po”. I dha gomarin dhe i tha: “Hip këtë, e ai ia dha çallmën dhe tha: Mbështille këtë rreth kokës.” Disa nga shokët e tij i thanë: “Allahu të faltë, i ke dhënë këtij beduini një gomar të cilin e hipe për këmbim dhe një çallmë që e kishe mbështjellë rreth kokës.” Ai tha: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Një nga veprat e mira të mira është që njeriu të mbajë lidhjet me miqtë e babait të tij pasi ai (babai) të vdesë.” Dhe babai i tij ishte shok i Omerit. [9]

Dhe Allahu e di më së miri.

islamqa.info

—————–

[1] Buhariu (5631); Muslimi (87)

[2] Buhariu (6675)

[3] Rijad es-Salihin fq. 14

[4] Ibn Maxhe (4252) dhe Ahmedi (6/37); klasifikuar si sahih nga Albani në Sahih Sunen Ibn Maxheh.

[5] Madarij es-Salikin (1/741-746)

[6] Mexhmu’el-Fetava (10/746)

[7] Muslimi (1631)

[8] Ibn Maxhe (3660); i klasifikuar si hasen nga Albani në es-Silsilah es-Sahihah (4/129).

[9] Muslimi 2552

 

 

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit