8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

TURQIA VOTON dhe aleancat kundër Erdoganit!

Më të lexuarat

Sot në Turqi kanë thurur aleancë kundra Erdoganit 6 parti opozitare (aleanca popullore), të cilat për ironi skanë asnjë lidhje ideologjike me nj-tj. Tragjikomedia buron nga fakti se tri nga këto parti janë nga radhët e myslimanëve. Njëra është partia e Arbakanit (Temel Karamollaoğlu), njëra e ish kryeministrit të Erdoganit (Davutoglu), dhe tjetra e ish ministrit të jashtëm po të Erdoganit (Gultekin Ojsal).

Të tillë situatë e kemi parë deja vu edhe në Egjipt ku në opozitë kishte parti Islame që rrëzuan Mursin. Për të gjithë faktorët islam në ballkan që po tentojnë ndjekjen e hapave të këtyre vendeve dhe të hapin parti homologe, ka një mësim që duhet konsideruar, përçarja e rrathëve të së njëjtës parti ka gjunjëzuar shtete të mëdha Islame ku myslimanët kanë qenë faktor qeverisës, ndërkohë neve këndej do na defaktorizonte tërësisht. Prandaj Zotit i lutemi që Erdogani të fitojë përsëri, për arsye që i refrenizojmë prej vitesh dhe që padyshim janë në interes edhe të Shqipërisë! Si dhe miqve të mi të AKP-së ju uroj fitore të thellë! Zoti qoftë me ju!

Nga Englid Pelari

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit