3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

A mundem të lexoj Kuran, pa shami dhe pa abdes?

Më të lexuarat

Pyetja:

A është e lejuar për femrën që të lexojë Kur´an pa shami dhe pa abdest?

***

Përgjigjja:

Vënia e shamisë për femrën, gjegjësisht mbulesa e tërë trupit përveç fytyrës dhe duarve, është e obliguar në rastin kur dëshiron të lidhet në namaz dhe në rastet kur në prezencë të saj ka meshkuj që konsiderohen të huaj për të.

Prandaj për adhurime të tjera siç është agjërimi, përmendja e Allahut, leximi i Kuranit etj., femra nuk e ka obligim mbulesën. Vënia e shamisë gjatë leximit të Kuranit mund të konsiderohet prej veprimeve të pëlqyera dhe prej etikës së mirësjelljes, por jo prej gjërave obliguese.

Leximi i Kuranit pa abdes është i lejuar në rast se e lexojmë pa e prekur mus’hafin apo përmendësh, por leximi i Kuranit duke e prekur mus’hafin me dorë nuk lejohet, ngase Allahu xh.sh. thotë:

”Atë nuk e prek kush, vetëm të pastrit (melekët).” (Vakia: 79)

Po ashtu për leximin e përkthimit të Kur’anit nuk kushtëzohet abdesi.

Allahu e di më së miri.

Dr. Shefqet Krasniqi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit