4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

A i ndihmojnë jobesimtarit veprat e mira në ahiret?

Më të lexuarat

Pyetja:

Nëse një person, i cili nuk është musliman, e jeton jetën e tij në këtë botë pa kryer mëkate të mëdha, dhe nga ana tjetër, ai kryen vepra të mira aq sa ka mundësi, ose thënë shkurtimisht, e jeton bukur jetën e tij në këtë botë, por pa e përqafuar Islamin. Çfarë trajtimi do të ketë ai person në ahiret?

A do ta ketë qëndrimin në xhenet për shkak të veprave të mira të kryera, apo do të jetë në xhehenem për shkak se nuk e ka pranuar Islamin (pavarësisht nëse ka ditur për Islamin apo jo) dhe nuk e ka manifestuar monoteizmin?

Unë do të doja që të ma shpjegoni këtë temë nëpërmjet përgjigjes suaj!

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut të Plotfuqishëm.

Xheneti është i ndaluar për atë që vdes si jo-musliman, duke iu referuar fjalëve të Allahut të Plotfuqishëm:

“… Sigurisht, atijqë adhuron tjetërkënd përveç Allahut, Allahu do t’ia ndalojë Xhenetin dhe strehim i tij do të jetë Zjarri. Për keqbërësit nuk ka ndihmës.” (Maide, 72)

Veprat e mira jobesimtarëve në ahiret nuk do tu ndihmojnë aspak, në bazë të ajeteve vijuese:

“Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t’i pranohet, dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur.” (Al Imran, 85)

“Dhe Ne do t’u qasemi veprave që kanë bërë ata dhe do t’i shndërrojmë në pluhur e hi.” (Furkan, 23)

“Atyre që mohojnë shpalljet Tona dhe takimin në botën tjetër, do t’u zhvlerësohen veprat. A do të dënohen ndryshe, veçsesipas punëve që kanë bërë.” (Araf, 147)

Një pyetje të ngjashme me këtë e kishte paraqitur edhe hz. Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e cila transmeton se e kishte pyetur Pejgamberin ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, në periudhën e xhahilijetit, Ibn Xhud’an është kujdesur për farefisin e tij dhe i ka ushqyer të varfrit. A do të përfitojë ai prej kësaj (në botën tjetër)?”

Pejgamberi ﷺ i kishte thënë: “Ai nga kjo nuk do të ketë dobi, sepse kurrë nuk ka thanë: “O Zoti im, m’i fal mëkatet e mia në Ditën e Gjykimit!” [1]

Megjithatë, nëse një jobesimtar nuk ka dëgjuar asgjë në lidhje me Islamin, as nuk e ka ftuar askush për ta pranuar atë, në atë rast, Allahu i Plotfuqishëm do ta pyes dhe sprovojë atë në Ditën e Gjykimit.

Allahu i Plotfuqishëm e di më së miri.

Shejh Muhamed Salih el-Munexhxhid

Përktheu: Miftar Ajdini

—————————————————-

[1] Muslimi, 214.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit