7.5 C
Pristina
Saturday, March 2, 2024

Martesat që bëhen në Evropë a janë të vlefshme sheriatikisht?

Më të lexuarat

Pyetja:

A është e vlefshme në Sheriat martesa civile e cila bëhet ne vendet Evropiane?
A janë të lejuara të drejtat bashkëshortore (martesore) për çiftin musliman të sapomartuar në këto vende dhe cilat janë kufizimet për ta?

***

Përgjigjja:

Ne emër të Allahut, të Gjithëfuqishmit, Mëshiruesit. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të dërguarin e Tij.

Në përgjithësi, martesa që të jetë e lejuar duhet ti plotësojë disa kërkesa si; shpalljen (lajmërimin) e martesës, pagesa për vajzën, pëlqimi mes dy palëve, leja nga veliu (i zoti i vajzës) dhe prezenca e dëshmitarëve.

Sa për martesën e cila bëhet në vendet Perëndimore, duhet të theksojmë që nëse kontrata e martesës në këto vende i përmban të gjitha kërkesat që i përmendëm më lart dhe nuk përmban ndonjë shkak të Sheriatit që e kundërshton atë, ajo martesë është e lejuar, që do të thotë të gjitha të drejtat martesore (bashkëshortore) janë të lejuara. Megjithatë nëse njëri nga çifti është nga një vend musliman atëhere kontrata duhet të bëhet në atë vend (ose të regjistrohet në një konsullat të përshtatshme) kështu që të dy të drejtat e partnerëve të ruhen, sipas Sheriatit.

Për këtë gjë, shejh Fajsal Maulaui, Zëvëndës Kryetari i Këshillit Evropjan për Fetva dhe Hulumtime ka thënë:

“Martesa legale e cila bëhet në vendet Evropjane konsiderohet martesë e lejuar në Sheriat meqë (përderisa) nuk ka ndonjë shkak në Sheriat kundër asaj. Kjo ndodh për arsye se kushti kryesor në martesën e lejuar është pëlqimi i të dy palëve, gjë e cila ndodhet në rastin e martesës civile apo ligjore. Gjithashtu, shpallja zakonisht bëhet. Sa për kushtin e dy dëshmitarëve, sipas disa dijetarëve, është për të garantuar që martesa është shpallur, por kjo është e arritur në martesën legale. Kurse për pajtimin e të zotit të vajzës (veliut) është një çështje me mospajtime në shkollat e Fikhut.

Për këtë, kushti i vetëm që e bën të palejueshëm martesën ligjore apo legale në Perëndim është nëse egziston ndonjë shkak që e ndalon martesën në Sheriat. Për shembull, muslimanit nuk i është e lejuar të martojë motrën e tij të birësuar, megjithëse kjo është e lejuar në vendet Evropjane. Po ashtu, gruaja muslimane nuk është e lejuar të martojë një jomusliman dhe një musliman të martojë një jomuslimane përveçse një kristiane apo jahudite, kurse të gjitha lidhjet fetare për martesë janë të lejuara në vendet Perëndimire. Për këtë nëse një martesë bëhet mes një muslimani dhe motrës së tij të birsuar në një vend Perëndimor kjo martesë nuk është e lejuar në Sheriat, shkaku që e ndalon këtë martesë është harami në marrëdhënjet seksuale mes tyre.

Nëse nuk ka shkak të Sheriatit për ndalesë martesore, martesa e bërë në një vend Perëndimor konsiderohet martesë e lejuar në sytë e Sheriatit dhe mund të pranohet në gjykatat e Sheriatit të vendeve muslimane. Ky rregull është në veçanti për çiftet muslimane që kanë nacionalitet dhe origjin evropjane. Kështu që, nëse njëri apo të dy kanë nacionalitet nga ndonje vend musliman atëhere ata duhet ta bëjnë kontratën në atw shtet (ose të regjistrohet në konsullatë të përshtatshme kështu që martesa të njihet edhe jashtë). Megjithatë nëse ata e bëjnë kontratën në një vend jo musliman, martesa e tyre është e lejuar nëse nuk ka shkak në Sheriat që e ndalon atë, por ata janë gjyhnaqar për pranimin për të përdorur ligjin jo musliman dhe joparaqitjen në një ligj musliman.

Për sa i përket shkaqeve të Sheriatit që e ndalojnë martesën ato janë si më poshtë:

1. Nëse gruaja është një nga kategoritë e ndaluara në Sheriat siç janë: nëna, motra, vajza, tezet nga nëna dhe babai.

2. Nëna birësuese dhe motra e birësuar.

3. Një musliman nuk është i lejuar të martojë një grua të martuar, një vejushë apo një grua të divorcuar që është akoma në Iddah (periudha e pritjes) pasi është bërë vejushë apo e divorcuar. Vetëm mbas mabrimit të Idas (periudhës së pritjes) martesa është e lejuar.

4. Muslimani nuk është i lejuar të ketë në martesë më shumë se 4 gra në të njëjtën kohë, apo të ketë dy motra për martesë në të njëjtën kohë, apo të ketë një grua dhe tezen e saj nga babai apo nëna në të njëjtën kohë.

5. Gruaja muslimane nuk është e lejuar të martojë një jomusliman, dhe muslimani nuk është i lejuar të martojë një jomuslimane përveçse kristiane apo jahudite.

Allahu e di më së miri.

~Përkthim

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit