2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

A i lejohet një gruaje të kërkojë divorc nëse burri është steril?

Më të lexuarat

STERILITETI I BURRIT I LEJON GRUAS KËRKIMIN E DIVORCIT

Pyetje: Një grua është martuar prej shumë kohësh, por nuk ka pasur fëmijë. Pas kontrollit mjekësor, u bë e qartë se burri i saj ishte steril dhe nuk mund të bënte fëmijë. A i lejohet asaj që të kërkojë divorcin?

Përgjigje: Në raste të tilla, d.m.th. kur steriliteti është vetëm nga ana e burrit, gruaja ka të drejtë që të kërkojë divorcin. Nëse i shoqi nuk pranon që ta ndajë, atëherë ajo mund t’i drejtohet gjykatësit i cili ka të drejtë që ta prishë këtë martesë, sepse gruaja ka të drejtën e saj për të pasur fëmijë dhe dihet shumë mirë që femrat janë shumë të ndjeshme në këtë drejtim. Ky është mendimi më i saktë i dijetarëve

Shejh Uthejmini

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit