0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

A është ky një argument për ata që lejojnë dashurinë midis një mashkulli dhe një femre?

Më të lexuarat

Pyetje: I nderuar Shejh! Ka një hadith të Pejgamberit – paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të – që thotë: “Martesa është më e mirë për ata që e duan njëri-tjetrin .”

A është ky një argument për ata që lejojnë dashurinë midis një mashkulli dhe një femre? Zoti u shpërbleftë me të mira.

Përgjigje: Ky hadith përmban dobësi dhe nuk është i saktë nga Pejgamberi – paqja e Allahut qofshin mbi të – por nga pikëpamja e kësaj fjale. Nëse vërehet se ndërmjet një mashkulli dhe një femre ka dashuri, gjëja më e madhe që do të largojë këtë sprovë dhe frikës se mund të shkojnë deri në imoralitet është të martohen me njëri-tjetrin. Kjo ngase zemra e tij do të mbetet e lidhur me të nëse nuk martohet me të, po ashtu edhe ajo, dhe kjo mund të ketë përfundime të rënda. Njeriu mund të dëgjojë për një grua se ajo është me karakter të virtytshëm dhe dituri dhe ai dëshiron të martohet me të, dhe po ashtu ajo dëgjon për këtë burrë se është me karakter të virtytshëm, dituri dhe fe, kështu që ajo e dëshiron atë. Por komunikimi mes të dyve jo konformë fesë është sprovë dhe fatkeqësi. Kjo mund të quhet shkatërrim dhe vrasje.

Kështu që nuk lejohet që ky mashkull të mbajë lidhje të fshehtë me femrën dhe as femra me atë mashkull. Ai thotë: Dëshiroj të martohem me të nga frika e fitnes. Parimi është që femra t’i thotë kujdestarit të saj se ajo dëshiron filanin dhe ai e kontakton atë, ashtu si veproi Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) kur i’a paraqiti vajzën e tij Hafsan Ebu Bekrit dhe Othmanit (Allahu qoftë i kënaqur me ta). Nëse femra kontakton drejtpërdrejt me një mashkull kjo mund të kthehet në sprovë dhe fitne.

Shejh Ibn Uthejmin nga ‘Takimet e hapura’, takimi nr. (26).

Hadithi tek Shejh Albani është i saktë.

Sahih El-Xhami; 5200.

https://udhaebesimtareve.com/

 

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit