3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Teoria e kontigjences në lidership — Fiedler contingency theory – Prof. Dr.Hfz. Hajredin Hoxha

Më të lexuarat

Kjo qasje është e një rëndësie të veçantë pasi që fokusohet tek mënyra se si lideri sillet me popullin / vartësit / nëpunësit dhe i trajton ata, respektivisht fokusohet tek ana produktive dhe raportet shoqërore brenda një korporate, institucioni apo organizate. Universitete me famë botërore kanë bërë hulumtime të shumta me fokus sjelljet e liderit dhe vartësve duke u përqendruar tek tre çështje, si më poshtë:

  • fokusimit tek detyra /pozita
  • motivimit të pasuesve dhe përmirësimit te sjelljeve të tyre
  • vëzhgimit të sjelljeve të lidereve dhe ndikimit të tyre nga pasuesit

Nga këto studime kanë dalë edhe nën-teori të cilat, në një ose formë tjetër, janë të orientuara kah tre çështjet që përmendëm në grafikun e mësipërm, për çka edhe mendojmë se nuk ia vlen t’i përmendim detajisht. Në fakt, ne do të përzgjedhim dy prej tyre, si më të rëndësishmet.

Ato janë: teoria dy-dimensionale në lidership (The TwoDimensional Theory in Leadership) dhe teoria e rrjetit menaxherial në lidership (The Grid Managerial Theory in Leadership).

Teoria dy-dimensionale ne lidership (The Two Dimensional Theory in Leadership)

Ky studim është realizuar në universitetin Ohajo (Ohio State University) në SHBA. Rezultatet e tij konfirmojnë ekzistimin e katër tipave të liderëve sipas teorisë së kontigjencës, ku shkencëtarët janë fokusuar tek performanca në detyrë. Këta liderë, prej disa hulumtuesve i kanë quajtur lider të orientuar kah prodhimi (Task Oriented Leader) dhe liderë të orientuar kah punëtorët (Social Emotional Leader).

Për këtë shkak quhet teoria dy-dimensionale, pra teoria e mbështetur në dimensionin e performancës dhe dimensionin e raporteve shoqërore. Sipas detajeve që kanë dhënë këto studime, vetëm një nga katër llojet e lidershipit është dalluar për përfshirjen e të dy elementeve apo dimensioneve përderisa tre të tjerat kanë përfshirë vetëm një nga dy dimensionet në fjalë. Ja dhe grafiku në vazhdim:

Teoria e rrjetit menaxherial në liderhship (The Grid Managerial Theory in Leadership)

Stili  I

  • Stil i orientuar fuqishem kah puna
  • Stil i orientuar kah raportct humane

Stili II

  • I ulet ne ndertimin e raporteve humane
  • I larte ne orientimin kah puna

Stili III

  • I ulet ne orientimin kah puna
  • I larte ne ndertimin e raporteve humane

Stili IV

  • I ulet ne orientimin kah puna
  • I ulet ne ndertimin e raporteve humane

Kjo teori, që poashtu për origjinë ka teorinë e kontigjencës, fokusohet tek sjellja e liderit me pasuesit/vartësi/nëpunësit nëpërmjet pushtetit që ka lideri dhe liria që kanë të udhëhequrit nga ana tjetër. Nga këto studime, mënyra dhe stile lidershipi administrativ ka rezultuar shtatë lloje liderësh, sipas përshkrimit më poshtë:

  1. Lideri administrativ autokrat (i cili merr vendimet kokë në vete dhe urdhëron zbatimin e tyre pa asnjë diskutim. Është autoritar dhe imponues.)
  2. Lideri administrativ delegues (i cili merr vendimet dhe i bind nëpunësit. Poashtu autoritar.)
  3. Lideri administrativ kuvendues (i cili merr vendimet pas shqyrtimit të mendimeve të nëpunësve. Deri diku edhe ky është autoritar.)
  4. Lideri administrativ konsultues (është lloj eksperimentuesi, i cili hedh një vendim të përkohshëm me mundësi ndryshimi. Është një lloj lideri mes llojit demokratik dhe autoritar.)
  5. Lideri administrativ analist (është ky udhëheqësi që e prezanton problematikën, ofron mundësinë e debateve dhe në fund, pas analizës së mendimeve, merr vendimin e duhur. Ka nivel më lartë se demokracia.)
  6. Lideri administrativ këshillëdhënës e drejtues (i cili i ikën përgjegjësisë duke ua lënë vartësve apo nëpunësve marrjen e vendimit. Është në një shkallë më lartë se demokracia.)
  7. Lideri administrativ liberal / anarkist (shpërfillës, i cili u jep liri të plotë vartësve në marrjen e vendimeve në suaza të kufijve dhe limiteve të proklamuara.)

Këta shtatë shembuj lidershipi janë të ndërthurur dhe të lidhur mes vete si në aspektin procedural ashtu dhe në atë praktik, por ndryshojnë nga aspekti i implementimit.

Sigurisht, lideri shembullor dhe i suksesshëm nuk do të duhej ta mendonte veten kurrë në dy stilet e para të lidershipit. Grafiku më poshtë na i përshkruan figurativisht këto stile lidershipi:

  1. Lideri administrativ autokrat
  2. Lideri administrativ delegues
  3. Lideri administrativ kuvendues
  4. Lideri administrativ konsultues
  5. Lideri administrativ analist
  6. Lideri administrativ këshillëdhënës e drejtues
  7. Lideri administrativ liberal / anarkist

Në përfundim të këtij diskutimi për këtë teori, dua të potencoj se secila krizë dhe problematikë, secili institucion dhe organizatë, ka rrethanat përkatëse administrative, ushtarake, emocionale e shpirtërore, shoqërore, akademike, të cilat përcaktojnë mënyrën e zgjidhjes së problemit dhe natyrën e vendimit përkatës. Do të ishte absolutisht joprofesionale sikur për të gjitha problemet të kishim një formë udhëheqje e menaxhimi! Dhe Allahu e di më së miri!

Përsa i përket konfirmimit Kur’anor dhe profetik të këtyre tipareve, do të thoshim me përgjegjësi se shumë shkrime të mbështetura në burime fetare kryesore trajtojnë këto tipare e cilësi detalisht. Në kapitullin mbi lidershipin e suksesshëm sipas Kur’anit Fisnik kemi sjellë dëshmi të mjaftueshme andaj kush të dojë mund t’u kthehet atyre për më shumë detaje.

Prof. Dr. Hfz. Hajredin HOXHA -drhafezi.net

LIDERSHIPI I SUKSESSHËM (sipas vizionit kur’anor dhe studimeve bashkëkohore)


20 Për më shumë rreth tipareve dhe shkathtësive që duhet t’i posedojë një lider, shih: Hisham Talib, Delil et-tedrib el-kijadij, f. 66-67. Shih po kështu edhe: Mahmud Ahmed Astal, El-kijadetu fi dav’i el-ajat el-kur’anijeh, f. 49-100; Tahir Hamad Muhammed, El-kijadetu ve el-xhundijjetu si es-Sunneti en-Nebevijje, f. 64-75.

21 Modeli i Kontigjencës Fiedler u krijua në mesin e viteve 1960 nga Fred Edward Fiedler (Korrik 13, 1922 – Qershor 8, 2017) një shkencëtar austriak-amerikan, që studioi personalitetin dhe karakteristikat e udhëheqësve.

22 Shih: Utejbi, Nevvaf bin Sefer bin Muflih, El-enmat el-kijadije ve essimat esh-shahsijje li-mudiri el-medaris…, vep.cit., f. 39-43.

23 a-Lider autokratik (i cili fokusohet më shumë tek performanca, më pak tek punëtorët, mbikëqyrje e rreptë e punëtorëve dhe motivim nëpërmjet frikës), b-lider liberal Lessaiez-Faire (duke u lënë vartësve një shkallë të madhe lirie të përcaktojnë vet objektivat si dhe mënyrën e realizimit të tyre), c-lider human (që i kushton pak rëndësi performancës dhe shumë punëtorëve) dhe, d-lider demokratik (që i kushton shumë rëndësi performancës dhe punëtoreve, merr mendimin e vartësve dhe konsultohet me ata). Përkthyesi (huazuar nga ligjërata e punime universitare).

24 Shih: Utejbi, Nevvaf bin Sefer bin Muflih, El-enmat el-kijadije…, vep.cit., f. 40-44.

25 Shih: Utejbi, Nevvaf bin Sefer bin Muflih, El-enmat el-kijadije…, vep.cit., f. 49-51; Garib, Eshref bin Muhammed, Ahlakijjat el-amel, libër elektronik, ed. 1, 2013, f. 5-35. Shih edhe: Plunket, Lorne C & Hale, Guy A, The Proactive Manager: The Complete Book of Problem Solving and Decision Making, New York: Wiley, 1982, p:12; Bittel, Lester R. & New Strom John W, What Every Supervisor Should Know: The Complete Guide to Supervisory Management, New York: McGraw-Hill, 1990, The 60 Second Leader – Every.

26 Shënimet brenda kllapave janë nga përkthyesi. Burim i tyre është referenca e autorit. Në fakt, autori ato i ka përmendur përmbledhtazi në grafikun e mëposhtëm, të cilat, për shkaqe teknike, ne i bartëm këtu në tekst.

27  Shih referencat e mëparshme dhe po kështu: Ebu Sulejman Abdul Hamid, Ishkalijjetu el-istibdad ve el-fesad fi ettarih el-islamij, (Bejrut: El-ma’hed el-alemij li el-fikri el-islamij, 2012), f. 13-19; Hisham Talib, Delil et-tedrib el-kijadij, ve.cit., f. 84.

28 Shih raportin e organizatës Leaders Development sipas librit electronik El-kijadetu el-idarije të publikuar në portalin www.leadership.com.sa, f. 20-25.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit