-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

TË GJITHA RELIGJIONET NA MËSOJNË TË JEMI TË DREJTË, ATËHERË PËRSE DUHET TË PASOHET VETËM FEJA ISLAME? – Dr. Zakir Naik

Më të lexuarat

Pyetje: Parimisht, të gjitha fetë dhe religjionet, pasuesit e tyre i mësojnë që të veprojnë vetëm vepra dhe punë të mira. Atëherë përse duhet
që njeriu të ndjekë vetëm Islamin? A nuk ka mundësi që ai të ndjekë
një nga fetë e tjera?

1. Dallime madhore në mes të islamit dhe shumicës se religjionëve të tjera.

Të gjitha religjionet parimisht mësojnë njerëzimin të veprojnë mirë dhe të ndalojnë nga e keqja. Por Islami shkon përtej kësaj ngase ai na udhëzon neve praktikisht si të arrijmë rrugën e duhur dhe të mënjanojmë veprimet e këqija nga jeta jonë individuale dhe kolektive. Islami ka parasysh natyrën njerëzore dhe komplikimet e shoqërisë njerëzore. Islami është udhëzim nga Vet Krijuesi ndaj Islami ndryshe quhet edhe Feja e Natyrshmërisë Njerëzore.

2. Shembull – Islami na urdhëron t’i shmangemi vjedhjes dhe na përshkruan metodat si ta eliminojmë vjedhjen

 a. Islami përshkruan metodat e eliminimit të vjedhjes

Të gjitha religjionet na mësojnë se vjedhja është një akt i lig dhe i shëmtuar. Edhe Islami na mëson të njëjtën gjë.  Atëherë, ku qëndron dallimi në mes Islamit dhe religjioneve të tjera? Dallimi qëndron në faktin se Islami, përveç që na mëson se vjedhja është mëkat ai na tregon edhe mënyrat praktike për krijimin e një strukture shoqërore, në të cilën njerëzit nuk do të vidhnin

b. Islami përshkruan Zekatin Islami përshkruan sistemin e Zeqatit (bamirësia e obligueshme vjetore).

Sheriati islam urdhëron që çdo person që ka pasuri që kalon nisabin d.t.th. më tepër se 85 gram ari, duhet të jap 2.5% nga ajo pasuri si ndihmë për çdo vit hënorë. Sikur secili njeri i pasur në botë të jepte Zeqatin sigurisht se varfëria do të zhdukej nga kjo botë. Asnjë njeri nuk do të vdiste urie.

c. Prerja e dorës si dënim për vjedhje

Islami urdhëron prerjen e duarve për vjedhësin e dënuar. Kurani famëlartë në Suren Maide thotë :“Vjedhësit dhe vjedhëses ua preni duart, si ndëshkim për atë që kanë bërë dhe si dënim nga ana e Allahut. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.” (Maide, 38). Jomuslimanët mund të thonë; “Prerja e dorës në këtë shekull tregon se Islami është një fe e prapambetur dhe e pamëshirshme!”

d. Rezultatet e arritura kur sheriati islam praktikohet

Amerika supozohet të jetë vendi më i përparuar në botë. Fatkeqësisht ky është vendi më numrin më të lartë të krimeve, vjedhjeve dhe plaçkitjeve në botë. Le te supozojmë se sheriati islam praktikohet në Amerikë dhe secili i pasur jep Zeqatin (2.5% nga kursimet e ti si lëmosh vjetore) dhe çdo hajduti të dënuar i prehet dora si dënim për vjedhje. A thua vallë shkalla e vjedhjeve dhe plaçkitjeve në Amerikë do të mbetej e njëjtë, do të ulej apo do të rritej? Natyrisht do të ulej. Për më tepër ekzistimi i një ligji të tillë të rreptë do të dekurajonte shumë plaçkitës potencial për të kryer krime në shoqëri. Pajtohem se sasia e vjedhjeve sot në botë është jashtëzakonisht e madhe dhe nëse u prehen duart të gjithë hajdutëve do të behën qindra mijëra njerëz me duar të prera. Synimi është se në momentin kur fillon zbatimi i një ligji të tillë shkalla e vjedhjeve do të ulet në mënyrë drastike. Hajdutët potencial do të mendonin shumë seriozisht para se të vendosnin të shkurtonin gjymtyrët e veta. Vetëm të menduarit rreth dënimit do të frikonte shumicën e hajdutëve. Mezi do të mbetej ndokush që do të interesohej të vjedh. Prandaj vetëm disa personave të pakët do të duhej tu priten duart ndërsa miliona të tjerë do të jetonin në paqe pa u frikësuar se do të vidheshin apo plaçkiteshin. Se këndejmi Sheriati islam është mjaft praktik dhe sjellë rezultate.

3. Shembull: Islami ndalon përdhunimin dhe ngacmimin e gruas. obligon mbulesën dhe urdhëron dënimin me vdekje për dhunuesin

a. Islami na mëson metodat se si duhet eliminuar ngacmimin dhe përdhunimin që ushtrohet mbi gruan

Të gjitha religjionet e mëdha deklarojnë se ngacmimi dhe dhunimi i gruas është mëkat i madh. Islami na mëson të njëjtën gjë. Atëherë çfarë është dallimi në mes të Islamit dhe feve të tjera? Dallimi shtrihet në faktin se Islami nuk predikon vetëm respekt për gruan apo thjesht vetëm të urrej ngacmimin dhe dhunimin që ushtrohet mbi gruan si krim serioz, mirëpo kjo fe jep udhëzim të qartë se si mundet që shoqëria t’i eliminoj krimet e tilla.

b. Mbulesa për burra

Njerëzit në shumicën e rasteve çështjen e ‘hixhabit’ e diskutojnë vetëm në kontekstin e gruas. Sido që të jetë, në Kuranin Famëlartë, Allahu i Madhërishëm, fillimisht ka përmendur mbulesën për mashkullin para përmendjes së mbulesës së gruas. Allahu Fuqiplotë, në suren Nur, thotë: “Thuaju besimtarëve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara) dhe ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme)! Kjo është më mirë për ta! Me të vërtetë, Allahu është i Dijshëm për atë që bëjnë ata.”(Nur 30)  Në momentin kur një burrë e shikon një grua dhe nëse ndonjë mendim i paturpshëm dhe i pacipë shkaktohet si shkak i shikimit, atëherë nga ai kërkohet që sa më parë ta ulë shikimin e tij.

c. Mbulesa për gra

Lavdiploti, në vargun tjetër të sures Nur, thotë: “Thuaju besimtareve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara), ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme) dhe të mos i shfaqin stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme. Le t’i mbulojnë kraharorët me mbulesat e tyre (të kokës) dhe të mos i shfaqin stolitë e tyre, përveçse bashkëshortëve të tyre ose baballarëve të tyre, ose vjehërrve të tyre, ose bijve të tyre, ose djemve të bashkëshortëve të tyre, ose vëllezërve apo djemve të vëllezërve të tyre, ose djemve të motrave a grave të tyre, ose atyre që i kanë nën zotërim (si skllave), ose shërbëtorëve që nuk kanë epsh ndaj femrave apo fëmijëve që nuk i dinë ngacmimet e femrave. Dhe të mos i rrahin këmbët (në tokë), në mënyrë që të mos duken stolitë e tyre të fshehta. Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin!” (Nur 31)

Hapësira e mbulesës për gruan është që i tërë trupi i saj të jetë i mbuluar. Gjymtyrët e vetme që mund të shihen janë fytyra dhe duart deri në nyje. Nëse ato dëshirojnë, mund t’i mbulojnë edhe këto gjymtyrë të trupit. Megjithatë, disa dijetarë muslimanë këmbëngulin që edhe fytyra duhet mbuluar doemos. Sikur çdo grua të ishte veshur me mbulesën islame; pra ta mbulonte trupin në tërësi, përveç fytyrës dhe duarve deri në nyje, pas kësaj, nëse një burrë e dhunon ndonjë vajzë, ai do të meritonte dënimin e rëndë, me fjalë të tjera do të ekzekutohej.

d. Mbulesa të mbron nga ngacmimet

Arsyen se pse mbulesa është bërë obligim i domosdoshëm për gratë, më së miri e përshkruan Kurani në ajetet kuranore të sures el-Ahzab: “O Profet, thuaju grave dhe vajzave të tua, si dhe grave të besimtarëve, që të lëshojnë mbulesën e tyre (të kokës) përreth trupit. Kjo është mënyra më e përshtatshme që ato të njihen e të mos ngacmohen nga të tjerët. Me të vërtetë, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.” (60 Ahzab, 59.)

Kurani për mbulesën thotë se ajo është e detyrueshme për gruan, që ato të njihen si gra modeste dhe kjo gjithashtu do t’i mbrojë nga ngacmimet e meshkujve.

e. Shembujt e dy motrave binjake

Të supozojmë dy motra, të cilat janë binjake dhe nga bukuria janë të barabarta. Nëse ju jeni duke ecur rrugës dhe shihni se njëra prej tyre është e mbuluar me veshje islame, i tërë trupi i saj është i mbuluar, përveç fytyrës dhe shuplakave të duarve, kurse motra tjetër është veshur në stilin evropian të rrobave; me minifund ose pantallona të shkurtra. Atje në qoshe të rrugës pret një rrugaç ose bandit për të ngacmuar ndonjë vajzë. Cilën vajzë do të kishte ngacmuar ai? Vajzën e mbuluar me hixhab apo vajzën e veshur me minifund? Natyrisht që ai do të kishte ngacmuar vajzën e veshur me minifund. Të tilla veshje janë ftesë indirekte për gjininë e kundërt; ftesë për bezdisje e ngacmim. Ndaj dhe Kurani në mënyrë të drejtë thotë se mbulesa e mbron gruan nga çdo lloj ngacmimi.

f. Dënimi me vdekje ndaj Përdhunuesve

Sipas jurisprudencës islame njeriu i dënuar për dhunim të ndonjë gruaje meriton dënim me vdekje. Shumë njerëz habiten nga ky ndëshkim. Disa shkojnë aq larg sa thonë se feja islame është e pamëshirshme, barbare dhe fe e prapambetur! Unë kam parashtruar një pyetje mjaft të thjeshtë për jomuslimanët. Të supozojmë, Zoti mos e bëftë, se dikush e dhunon gruan, nënën ose motrën tuaj. Ju jeni gjykatës dhe dhunuesi është sjellë pranë jush. Çfarë dënimi do t’i jepnit? Shumica do të përgjigjeshin se do ta ekzekutonin me vdekje. Disa shkuan edhe më larg duke thënë se do ta torturonin për vdekje. Pasi dëgjova këto përgjigje, atyre iu drejtova me këto fjalë: “Nëse dikush e dhunon gruan ose nënën tuaj, ju do ta ekzekutonit me vdekje, mirëpo, nëse po i njëjti krim kryhet ndaj gruas apo vajzës së dikujt tjetër, ju do të thoni se ekzekutimi me vdekje është prapambetje. Përse i dalloni këto krime kur në esencë ato janë krime të njëjta?”

g. SHBA-të renditen ndër vendet e para për sa i përket rasteve të përdhunimeve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës supozohet të jenë ndër shtetet më të përparuara dhe më të zhvilluara në botë. Një raport i FBI-së i vitit 1990, thotë se brenda atij viti janë raportuar 102555 raste përdhunimi. Më tutje raporti vazhdon: vetëm 16% e rasteve të përdhunimit janë raportuar. Kështu që për t’u njohur me numrin aktual të dhunimeve, të cilat ndodhën në vitin 1990, atëherë shifra e raportuar duhet të shumëfishohet në 6.25. Shifra totale e rasteve të dhunimit të vitit 1990 ishte 640968. Nëse numri i përgjithshëm pjesëtohet me 365, numri i ditëve për një vit, atëherë ne mesatarisht kemi 1,756 incidente dhe tentim dhunimi për çdo ditë. Më vonë, një raport tjetër thotë se në SHBA., mesatarisht brenda ditës regjistrohen 1900 raste përdhunimesh.

Sipas një studimi të kryer nga Anketimi i Kombëtar i Krimeve të Viktimizuar, Departamenti i Drejtësisë (National Crime Victimization Survey Bureau of Justice Statistics) SHBA, tregohet se vetëm në vitin 1996 ishin raportuar 307000, ku ishin raportuar vetëm 31% e rasteve aktuale. Si rrjedhojë shohim se 307000 X 3.226 = 990322 raste përdhunimi u kryen brenda vitit 1996. Nga kjo që përmendëm më lart shohim se shifra e rasteve të dhunimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës brenda ditës është mesatarisht 2,713 raste. Në Amerikë, në çdo 32 sekonda ndodh një akt dhunimi. Ka të ngjarë që përdhunuesit amerikanë janë bërë të guximshëm.

Raporti i FBI-së i vitit 1990 thotë se prej rasteve të përdhunimit që u shënuan në këtë vi, prej tyre vetëm 10% përdhunues u arrestuan. Kjo shifër e të arrestuarve kap shifrën e vetëm 1.6% të rasteve aktuale të përdhunimit. PËRGJIGJE JOMUSLIMANËVE NË PYETJET MË TË SHPESHTA PËR ISLAMIN 122 Prej të arrestuarve 50% u liruan para procesit gjyqësor. Kjo na jep të kuptojmë se vetëm 0.8% e të përdhunuarve u përballen me procesin gjyqësor. Me fjalë të tjera, nëse një individ kryen 125 përdhunime mundësia për të marrë ndëshkimin e merituar për aktin e kryer është vetëm një herë. Shumë prej njerëzve e marrin këtë si një lojë të mirë fati. Megjithëse Ligji Amerikan thotë se përdhunimi kap dënimin me shtatë vjet burgim mirëpo sipas raportit të FBI-së del në pah se njerëzit të cilët u përballën me procesin gjyqësor 50% prej tyre pranuan një dënim me burgim më pak se një vit. Për përdhunuesin, i cili ka bërë kundërvajtje për herë të parë gjykatësi është më shpirtbutë. Imagjinoni një person, i cili ka kryer 125 dhunime dhe mundësitë e të qenit i fajësuar është vetëm një herë.

h. Rezultatet e arritura nëse Ligji (Sheriati) Islam do të futej në zbatim

Të supozojmë sikur Sheriati Islam të ishte zbatuar në Amerikë. Sa herë që mashkulli të shikonte ndonjë grua, nëse ndonjë mendim i paturpshëm dhe i pacipë i vjen si rezultat i shikimit, atëherë ai do të ulte shikimin e tij. Nëse çdo grua do të vishej me mbulesën islame; pra ta mbulonte trupin në tërësi, përveç fytyrës dhe duarve deri në nyje, pas kësaj nëse një burrë do të dhunonte ndonjë vajzë ai do të meritonte dënimin e rëndë me fjalë të tjera do të ekzekutohej. Tani, unë pyes: Në rrethana të tilla a do rritej numri i dhunimeve në Amerikë do të qëndronte shifra ashtu siç është tani apo do të zvogëlohej? Natyrisht që numri do të shënonte rënie. Sheriati islam e vërteton një gjë të tillë.

4. Islami ka zgjidhje praktike për problemet e njerëzimit

Islami është sistemi më i mirë i jetës për faktin se mësimet e tij nuk janë retorikë dogmatike mirëpo zgjidhje praktike për problemet e mbarë njerëzimit. Islami është fe e cila arrin rezultate në të dyja nivelet; në nivelin individual dhe atë kolektiv. Islami është rruga më e mirë e jetës për shkak se ajo është fe universale, praktike dhe nuk është fe e cila mbyllet apo kufizohet me ndonjë grup apo nacionalitet.

Dr. Zakir Abdul Kerim Naik
“PËRGJIGJE JOMUSLIMANËVE NË PYETJET MË TË SHPESHTA PËR ISLAMIN”

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit