7.3 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Si të veproj kur bashkëshorti nuk falet e as mua nuk më përkrah në praktikim e fesë?

Më të lexuarat

Eselamu Alejkum! Kam një pyetje: Çfarë duhet të bëj me burrin tim i cili nuk falet? Unë falem dhe jam me mbulesë, elhamdulilah, Allahu ma ka dhënë këtë dhuratë. Por burri nuk më lejon shumë, nuk i pëlqen që jam me mbulesë. Unë nuk dua të largohem prej tij, por të lë namazin dhe mbulesën kurrë për jetë nuk do t’i lija. Çfarë më preferon ti të bëj? Të lutem për një përgjigje.

Ai nuk dëshiron të dalë askund me mua për shkak të mbulesës sime, madje largohet nga unë. Çfarë mund të bëj, sepse unë jam e vendosur në namaz?

Përgjigje:

Ve alejkum selam ve rahmetullah
Falenderimi i takon Allahut të lartëmadhërishëm, pëeshëndetjet me salate dhe selame të shumta ja dedikojmë të përzgjedhurit të Tij Muhamedit s.a.v.s familjes së tij fisnike dhe shokëve të tij besnikë.
Ajo që ju takon juve dhe atyre që janë në raste të ngjajshme është të rrokeni për sabër e të bëni durim të mirë në raport me burrin tuaj të pa udhëzuar ende. Durimit të mirë duhet tja bashkangjitni edhe sjelljen e marrëdhënien e mirë, madje duhet të silleni me të edhe më me delikatesë e kujdes në mënyrë që ti jepni shembullin sesi praktikimi i Fesë rezulton me efekte pozitive edhe në jetën ditore.
Përderisa ai nuk është abuziv me ju, por vetëm se ka qëndrim negativ ndaj praktimit të fesë dhe nuk është mohues ndaj Islamit ju vazhdoni me të duke qenë badhkëshorte e mirë dhe siç i ka hije besimtares. Poashtu ju sygjeroj të bëni dua për të vazhdimisht që Allahu tia ndriçoj zemrën e ta udhëzojë dhe ta kuptojë të vërtetën. Kjo s’do mend se është rrugë e gjatë dhe e vështirë por kur Allahu don bëhet e lehtë. Prandaj rrokju duasë se vërtetë duaja e sinqertë ka efekt të mrekullueshëm.

Burimi: pergjigje.net

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit