9.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Si të ruhesh nga syfaqësia

Më të lexuarat

Si të ruhesh nga syfaqësia

Syfaqësia është një fenomen i përhapur dhe tepër i rrezikshëm sepse dëmton veprat dhe shuan shpërblimet. Jo më kot Pejgamberi a.s e ka quajtur shirku i fshehtë, sepse syfaqësia qëndron në brendësinë e njeriut dhe në thellësinë e zemrës dhe në shumë raste vet njeriu nuk e kupton që është duke bër syfaqësi në punët e tij. Që të kurosh syfaqësinë dhe të ruash të pastra punët dhe adhurimet e tua përmbaju këtyre tre fjalëve të arta e ti do të jesh i qetë nga kjo anë.

Është pyetur imam Ahmedi si të bëhet nijeti në një punë dhe ai është përgjigjur: “Të kurojë vetvetën e tij, sa herë që do të bëje një vepër mos të ketë për qëllim njerëzit në asnjë lloj mënyrë.”

 

Njërin prej të urtëve nga të parët tanë të mirë e kanë pyetur: Cili është njeriu i sinqertë? Ai tha: “I sinqerti është ai që i mbulon të mirat e veta ashtu siç mbulon dhe mëkatet e tij.”

 

Po ashtu një të urti tjetër i thanë: “CIli është kulmi i sinqeritetit? Ai tha: “Kur të bësh një punë mos të të pëlqejnë lavdërimet e njerëzve.”

Hoxhë Mustafa Tërniqi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit